Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, tha se Shqipëria duhet të vijojë me reformat, të cilat sipas, janë të rëndësishme jo vetëm për Bashkimin Evropian, por edhe për qytetarët shqiptarë.
Zyrtarja e lartë e PE siguroi shqiptarët se do të ndjekë ritmin e reformave në Shqipëri, ndërsa tha se populli mund të ketë gjithnjë besim te BE.
“Procesi i zgjerimit ka një rëndësi të madhe për BE, por edhe për Shqipërinë. Do të vazhdojmë me reformat në kuadër të progresit. Do të vij këtu disa herë gjatë viteve në vijim dhe do të flasë me të gjithë aktorët. Do të ndjekim ritmin e reformave, të jeni të sigurt për këtë. Këto reforma janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për BE, por edhe për qytetarët tuaj. Shqiptarët duhet të vijojnë me zbatimin e këtyre reformave, jo vetëm në Reformën në Drejtësi. Shqiptarët mund të kenë gjithnjë besim te BE”, tha raportuesja e Shqipërisë në PE.
E pyetur nëse duket të ketë zgjedhje të parakohshme në vend, raportuesja e PE-së u përgjigj: “Ky është një vendim që i takon aktorëve politikë, thirrja ime e vetme është të vijoni me reformën zgjedhore, ky vend duhet të bëjë këtë reformë në bazë të rekomandimeve të OSBE ODIHR, ndërkohë pjesa tjetër nuk më takon mua të ndërhyj në këtë çështje”.
g.kosovari











