• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

by A. Q
25/08/2026 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një tjetër videopostim, ku në qendër janë raportimet e ministrave në ditën e dytë të takimit në Pogradec, kreu i qeverisë përforcoi projektin e tij për shërbim ndaj qytetarëve dhe rritje të performancës institucionale.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas takimit dyditor në Pogradec, ku u diskutuan me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqe prioritetet e sezonit të ri qeverisës dhe objektivat për vitin e dytë të mandatit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet optimist për vijimin e punës së qeverisë, duke vënë theksin te përdorimi i Inteligjencës Artificiale në administratën publike.

Sipas Ramës, një prej synimeve kryesore është krijimi i një “pasqyre unike”, përmes së cilës qytetarët do të mund të shohin në kohë reale veprimtarinë e shtetit.

Kryeministri thekson se, përmes këtij sistemi, çdo hall apo kërkesë e qytetarit do të ndiqet nga sistemi deri në momentin e dhënies së përgjigjes.

“Prioritetet e sezonit të ri qeverisës dhe krijimi i pasqyrës unike, ku edhe falë Inteligjencës Artificiale shteti do të jetë në sytë e qytetarëve në kohë reale dhe halli apo kërkesa e qytetarit do të ndiqen nga sistemi deri në dhënien e përgjigjes, më bëjnë shumë optimist për suksesin vitit të dytë të mandati”, shkruan Rama.

Deklarata vjen pas dy ditëve takime intensive në Pogradec, ku qeveria ka diskutuar prioritetet dhe objektivat për fazën e ardhshme të mandatit.

Next Post
“Dora e Zotit” vlen miliona, shitet topi i Maradonës, por jo me çmimin e parashikuar!

“Dora e Zotit” vlen miliona, shitet topi i Maradonës, por jo me çmimin e parashikuar!

Comments 1

  1. Bruno says:
    2 months ago

    Ti thua tani mbase shume vitesh,do ndiqet cdo hall i qytetarit,pore mose harro nji gje.Tani edhe qytetari e qytetaret,e dine se eshte mashtrimi rralles,i joti e qeverise hajdute tende.Ju jeni te pa ndreqeshem,veset tuaja e hajdutve tuaj nuke rregullohen kurre.Prandaj bene mire ti k/hajduti me hajdutet tuaj ti bindeni thirrje se protestuesve te jepni dorheqien sa me shpejte,eshte ne te miren tuaj.E underta do te detyrojne protestuesit te largoheni,ju e ortaku juaj monstra e vicidolit,shkatrruat popullin e vendin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com