• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Do ndihmoja prindërit e sëmurë’, kapet shqiptari që “jetonte” brenda shtëpisë së barit

by A R
30/08/2021 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një fermë e madhe kanabisi me kapacitete për të prodhuar drogë me vlerë deri në një million paund u zbulua në Britaninë e Madhe. Dhe pas saj fshihet sërish në shqiptar. Ferma ishte përshtatur në një ndërtesë të shkollës së vjetër në Lumb Lane.

Policia shkatërroi bimët narkotike ndërsa tre “kopshtarët” u arratisën nga vendi i ngjarjes. Një prej oficerëve të policisë ndoqi këmba këmbës derisa arriti të hapë shqiptarin Jetnor Cuka i cili ishte ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai u la në arrest me burg, me kusht, pasi i tha trupit gjykues se ishte mashtruar nga trafikantët të cilët i kishin premtuar se do të punësohej në ndërtim. Avokati i tij Michael Blakey tha se Cuka kishte dashur të fitonte një jetesë të ndershme për t’i dërguar të ardhura prindërve të tij të moshuar dhe të sëmurë në Shqipëri.

Në godinën e vjetër ku u gjet kanabisi, kati i parë ishte shndërruar për banim me tre shtretër dhe një zonë për gatim. Policia gjeti gjithsej 1310 bimë kanabis. Cuka u shpreh se kishte jetuar në atë godinë për dy muaj dhe nuk kishte marrë asnjë pagesë.

Avokati theksoi se klienti i tij ishte transferuar nga Shqipëria në Greqi për të punuar që të ndihmonte prindërit e tij dhe më pas kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhjetorin e kaluar. Anëtarët e një bande i thanë se u kishte borxh 22 mijë funte për udhëtimin e tij dhe duhet të punonte në fabrikën e kanabisit për të shlyer borxhin.

/a.r

Next Post
Largohen 120 vetë nga PD e Durrësit/ Basha urdhër Xhaferajt: Kush nuk është me mua hiqe nga WhatsApp

Del fleta e votimit për anëtarët e kryesisë së PD-së, 'zhduket' emri i Ferdinant Xhaferrajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com