• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do ndërtojmë një çerdhe në Kamëz”, premtimi i Veliajt në takimin me Shoqatën për Autonominë Vendore

by Java News
27/09/2019 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka marrë mbështetjen nga ajo e Londrës për përballimin e pasojave të tërmetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori një telefonatë nga homologu i tij në Londër, Sadiq Kahn, i cili i shprehu mbështetjen maksimale për kapërcimin e këtij momenti.

Duke folur në mbledhjen e parë të Shoqatës për Autonominë Vendore, pas konstituimit të bashkive të reja, Veliaj theksoi se në këto momente, krahas bizneseve dhe ambasadave, edhe një numër i konsiderueshëm bashkish nga vende të ndryshme kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar për përballimin e situatës që u krijua si pasojë e tërmetit të javës së shkuar.

Ndërkaq, pas ndihmës së dhënë për Bashkinë e Durrësit për kapërcimin e situatës së tërmetit, Bashkia e Tiranës do të ndërtojë në Bashkinë Kamëz edhe një çerdhe të re. Në këtë mënyrë, plotësohet edhe një kërkesë e hershme e banorëve të Kamzës, të cilët për shumë e shumë vite ishin neglizhuar nga administrata e mëparshme. “Ne si bashki, përpara se të kërkojmë solidaritet me të huajt, duhet të ofrojmë solidaritet me njëri-tjetrin; kjo është arsyeja pse akorduam një fond 200 milion për qytetin e Durrësit në përballimin e situatës me tërmetet, ndërkohë që kemi vendosur gjithashtu, që në buxhetin e ri, të fusim edhe një fond për të ndërtuar një çerdhe të re në qytetin e Kamzës. Është një nga të vetmet bashki që kundërshtarët tanë e kanë pasur prej vitesh, por bashki pa çerdhe”, tha ai.

Veliaj përshëndeti vendimin e Bundestagut gjerman që i tha “Po” çeljes së negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë. Veliaj theksoi se ky hap është edhe një mundësi për njësitë vendore, ndërsa kërkoi prej bashkive që të rrisin kapacitetet për të përfituar përmes projekteve të ndryshme me BE-në. “Lajmi i djeshëm i Bundestagut, që votoi në favor të integrimit të Shqipërisë, është një lajm i jashtëzakonshëm. Për ne është një mundësi e paimagjinueshme. Bashkitë e BE-së, gjysmën e stafit e kanë vetëm që shkruajnë projekte për Bruksel. Në momentin që zyrtarizohet dhe na hapet një derë, do të na duhet që në çdo Bashki të kemi zyra vetëm që shkruajnë projekte”, deklaroi Veliaj.

Lidhur me strehimin, Veliaj theksoi e ka ardhur koha për decentralizimin dhe këtë kompetencë do e kenë bashkitë. Duke qenë 75-vjetori i Çlirimit, një nga porositë që u la në mbledhjen e Shoqatës për Autonominë Vendore ishte dhe përgatitja për ceremonitë festive dhe përkujtimore. Gjatë kësaj mbledhje u bë pranimi i 14 bashkive të reja të cilat nga sot janë anëtare të Shoqatës së Autonomisë Vendore. Gjithashtu krerët e bashkive ranë dakord që të rakordojnë propozimet që do bëjnë sa i përket përgatitjes së projektbuxhetit të ri. /l.m

Next Post
“Ilir Meta shkeli Kushtetutën”, konkluzioni i Komisionit të Venecias

“Ilir Meta shkeli Kushtetutën”, konkluzioni i Komisionit të Venecias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In