Një tjetër denoncim për shit-blerje të votës po qarkullon në rrjetet sociale, ku akuzohet kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Besnik Dushaj se po tenton të blejë vota në favor të tij.
Biseda që po qarkullon në rrjetet sociale bëhet mes një personi të quajtur Avdyl Aga, anëtar i strukturave të ‘Rithemelimit’ dhe një zonje me emrin Valbona Doçi.
Në një moment në bisedë dëgjohet zonja që i thotë personit tjetër se “ja kam dhënë voton sa herë. Thuaj Dritanit për 30 mijë lekë, as nuk në jet s’kam me ja dhënë”.
Denoncuesi pretendon se për këtë është në dijeni dhe policia e Tropojës. Ende nuk ka një ifnormacion zyrtar në lidhje me një rast të tillë.
Biseda e plotë:
Avdyl Aga: Ja kam dhënë fjalën që do shkruhet a për Tiranë, a për Kosove me marrë biletën. 10 mijë lekë me shku, 10 mijë lekë me ardh dhe 10 mijë lekë për me hangër.
Valbona Doçi: 10 mijë lekë me hangër. 30 mijë lekë.
Avdyl Aga: Nëse po të rrej, mos paça as djal, as çikë. Ndoshta këta njerëz mund me e shtu. Kuptoje vëllain tënd.
Valbona Doçi: Çfarë ka thënë Dritani për mua?
Avdyl Aga: Nuk ka thënë sen, je në rregull.
Valbona Doçi: Ti s’më njeh, se ja kam dhënë voton sa herë. Thuaj Dritanit për 30 mijë lekë, as nuk në jet s’kam me ja dhënë. Në komision thuaj më kanë futur tek PD, por thuaj se në jet nuk kam me ta dhanë se Dritani ma ka tha kocin qaty ku kam qenë. Ma ka pi gjakun.
Avdyl Aga: Mua më shumë më loton qeshtu se unë ty të shkruaj plus dhe manej….
Valbona Doçi: Unë kam folur me ty, jo me Dritanin. Dritanin e di se aj………….
Avdyl Aga: Unë jam një vegël dhe Dritani është sekretari i Partisë Demokratike të Lezhës.
Valbona Doçi: A, e paska në dorë Dritani.
Avdyl Aga: Është më i madhi mas Besnikut (kandidatit për Tropojën)
Valbona Doçi: Dritani nuk ka me mi dhanë kurrë. Kështu e lamë.
Avdyl Aga: Nuk ka për ti dhënë Dritani ato.
Valbona Doçi: JO! Dritani ka inat me mua se ja kam lanë punën.
Avdyl Aga: O motra jeme, emrin e ke të shkrujtme në listën teme. Nuk je, pa më kupton.
Valbona Doçi: Nëse hy dhe bahet gja për emrin tan. Për Dritanin…….
Avdyl Aga: Emrin tan e kam shkruar në listën. Kjo çika ka me votue në Aste. Nuk kanë punë ato të Astes. Është një X që ka për tu marrë me Astën.
Ama unë kam kontakt me të. Kjo çikë nuk ka kujt të ja lype borxhin, veç mue. Ti, nuk ke kujt me ja llyp borxhin veç mue. Po të bëj be edhe njëherë se nuk po më detyron. Është një paketë, për krejt rrethin. Sa të jetë. Nëse më shkon nëpër mend me ta prek një cent, jo ty, po kujt… mu bëftë helëm e kancer në trup temin.
Është hera e parë që unë po merrem me këtë punë. Më ka ngarkuar me këtë punë si të besueshëm se më njohin. Nuk ju kanë shkuar punët mirë. Me kanë thënë hajde prej Tirane. Je ardh normalisht për të votuar për Sali Berishën dhe se ki ça veshët për 20-30 mijë lekë bileta.
Ama lekët i ke pas për ti marrë. Unë kam pasur me ti dhanë, dhe s’ti kam dhënë. Atëherë kanë thënë prit se janë për tu shoqëru senet. Tash ju kanë numëruar kokërrat nja me nja.
Flet në telefon. Alo. Tungjatjeta, mirë e fort. Tu e shty si pleqt, avazi.
TemA