• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do merren masa por…”/ Rakacolli: Po infektohen të rinjtë dhe fëmijët, këto janë variantet dominuese në vend

by
13/01/2022 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sot për të bërë një bilanc mbi shifrat e infektimeve dhe masat anti-COVID, të cilët mbetën të pandryshuara. Kryetarja e këtij komiteti, Mira Rakacolli foli këtë pasdite për situatën në ‘Studio Live’ për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj në Report Tv.

Teksa vendi ynë po përballet me shtim të infektimeve dhe masat anti-COVID nuk ndryshohen, Rakacolli tha se nuk është vetëm numri i rasteve të reja që vendos ndryshimin e masave. Ajo theksoi se është ndërthurja me rastet e reja dhe atyre që kërkojnë kujdes spitalor dhe kujdes intensiv, duke mos përjashtuar numrin e viktimave.

“Komiteti Teknik ndjek çdo ditë situatën. Kemi vënë re që numri i atyre që kanë nevojë për kujdes spitalor dhe intensiv ka mbetur pak a shumë në të njëjtin nivel. Omicron ka infektueshmëri më të lartë por ka simptoma më të lehta. Popullsia në përgjithësi është e vaksinuar, njerëzit nuk përfundojnë nëpër spitale apo më keq, në kujdes intensiv. Me këto shifra s’kishte vend për një masë që të çojë në parandalim të infektimeve. Do merren masa, por mendojmë se çfarë do na sjellë kjo masë që vendosim”-tha Rakacolli.

Kryetarja e Komitetin Teknik të Ekspertëve, nuk përjashtoi mundësinë që këto masa të ndryshojnë në ditët në vijim, në varësi të situatës duke iu referuar shifrave të shtrimeve në kujdesin intensiv dhe viktimave.

“Në përhapjen e infektimeve ka të bëjë respektimi i masave. Ne ngulojmë tek kjo pjesë. Nëse nuk zbatohen nuk janë përgjegjësi vetëm e sistemit shëndetësor. Sot kemi dhënë shifrat në mbledhjen e Komitetit. Sa kontrolle nga fund-gushti, janë vënë gjoba dhe mbi 200 subjekte kanë masë penaliteti të rëndë, që është pezullimi i aktivitetit. Nuk është kjo zgjidhja, nëse kërkojmë zbatimin e maskës në supermarket, e ka qytetari, e mban tek mjekra, njësoj si nuk e ka fare.”-tha Rakacolli.

Sipas saj zgjidhja është që qytetarët të sensibilizohen të mbajnë maskat në ambiente publike dhe të respektojnë të gjitha masat anti-COVID.

“Në asnjë vend të botës masat nuk mbahen vetëm në bazë të kontrolleve të sistemeve shëndetësore, duhet sensibilizim më i madh nga qytetarët”-tha ajo.

E pyetur për shtimin e infektimeve tek moshat e reja dhe tek fëmijët, Rakacolli pohosi se ato janë rritur.

“Pediatret e shpjegojnë se virusi shumëzohet shpejt dhe vetë fëmijët e kanë frymëmarrjen më të shpeshtë. Fiziologjikisht janë të predispozuar për të marrë virusin. Nuk ka forma të rënda. Vitin e kaluar kemi pasur më pak infeksione por forma më të rënda te fëmijët.”-theksoi Rakacolli.

Ndërsa për variantin dominues të koronavirusit në Shqipëri, Rakacolli deklaroi se tashmë kemi edhe variantin Delta dhe Omicron, i cili po merr terren.

“Jemi në një valë infektimi për shkak se Omicron përhapet shpejt. Por edhe sa vlerë kanë masat mbrojtëse dhe vaksinat. Ata që kanë qenë të vaksinuar nuk kanë përfunduar në kujdesin intensiv apo humbje jete. E sigurt që vaksinimi të mbron. Vaksinimet janë shtuar shumë. Është vënë re që infeksionet janë të rritura nga grupmoshat e reja, 25-48 vjeç.”-përfundoi Rakacolli.

Edhe pse thonë se jemi në pikun e infektimeve, Komiteti Teknik i Ekspertëve sot nuk i shtrëngoi masat anti-Covid në Shqipëri. Autoritetet shëndetësore thanë se tani kemi numrin më të lartë të fëmijëve të prekur me Covid, ndërsa janë vaksinuar me 3 doza 7.7% e popullsisë dhe me dy doza 47.3 % nga grupet e rrezikuara.

/b.h

Next Post

Dy janarët e Sali Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com