Në një situatë tejet të tensionuar që prej ditës së diel, kur një grup terrorist serb vrau policin Afrim Bunjaku në veri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka rikthyer në vëmendje një ngjarje të ndodhur dy vjet më parë.
Ai shkruan se Serbia dërgoi avionë luftarakë dhe ambasadorin rus “në kufirin tonë për të na frikësuar”. Shefi i ekzekutivit ka shkruar se prej atëherë dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar.
“Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar.
Por ne mbetemi të vendosur në përkushtimin tonë për ruajtjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit në gjithë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti./m.j