• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e Bardhi, takime të ndara me përfaqësuesit e KiE! Kreu i Foltores ‘padit’ SHBA për drejtësinë: Shqipëria, qendër e krimit…!

by Java News
26/09/2023 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha dhe Gazment Bardhi kanë takuar në dy takime të ndara bashkëraporterët e Këshillit të Europës për Shqipërinë.

Ish-kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim një delegacion të raporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të përbërë nga Asim Mollazada, Jonut Stroe, Bas Klein dhe Giulia Re, shefe e zyrës së KiE në Shqipëri.

Berisha duke i falënderuar për misionin faktmbledhës, tha se Shqipëria gjendet në mesin e një krize që ka të bëjë me “marrëdhënien speciale” mes krimit dhe votës nën qeverisjen e Edi Ramës, ku metastazat e krimit kane pushtuar çdo nivel te pushtetit. Duke i informuar raporterët për zgjedhjet e fundit, Berisha tha se zgjidhja e kësaj marrëdhënieje krim-zgjedhje është një nga pikat ku KiE duhet të japë kontribut. Një pistë e dytë ku Berisha kërkoi ndihmën e KiE është edhe sistemi i drejtësisë, i cili sipas tij është i paralizuar. “Ata që e ngritën këtë sistem nuk ndërhyjnë dot më për ta riparuar sepse janë ‘aksionerë në dështim’”, theksoi Berisha. Berisha i kërkoi dërgatës së KiE që të ndërmjetësojnë për një ndërhyrje të Komisionit të Venecias për një rishikim të reformës së drejtësi në Shqipëri. “Kjo reformë ka qenë politikisht e motivuar”, shtoi ai.

Në zgjedhjet e 14 majit theksoi Berisha, administrata u kthye në ‘polici politike elektorale’ dhe qeveria krijoi 1.3 milionë votues nomadë duke u ndërruar në momentin e fundit qendrën e votimit. Berisha kujtoi se qeveria bëri përpjekje për të shkatërruar opozitën dhe emëruar një opozitë sipas orekseve të saj. Thelbi i demokracisë, shtoi ai është mundësia që u jep qytetarëve që çdo katër vjet të mund të ndërrojnë qeverinë. Ky shans u është hequr shqiptarëve sepse qeveria e mban pushtetin me ndihmën e krimit të organizuar. Tentakulat e kësaj lidhjeje, shtoi ai u panë në miliona faqet e mesazheve të dekrpituara të platformave Encrochat dhe Sky. “Shqipja ishte gjuha e dytë në Europë në databazën e madhe kriminale që zbuluan policitë e vendeve partnere”, -tha Berisha.

Ndërkohë, me bashkëraporterët e Këshillit të Europës për Shqipërinë u takuan edhe deputeti i PD-së, Gazment Bardhi dhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku. Në raportin e vitit të kaluar u theksua se konflikti në PD po dëmton interesin e vendit, për shkak se opozita ishte jo funksionale dhe nuk po luante rolin e saj të padiskutueshëm në një demokraci. Në mesazhin e shpërndarë për takimin, Bardhi thekson se ka ndarë shqetësimin për nevojën e forcimit të luftës kundër korrupsionit, përmbylljen e Reformës Zgjedhore me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, forcimin e mekanizmave parlamentar për llogaridhënien nga Qeveria, dhe iniciativën e ndërmarrë për të bërë funksionale opozitën në Parlament.

“Mirëpritëm sot raporterët për Shqipërinë në Këshillin e Europës, z. Asim Mollazada dhe z. Jonut Stroe me të cilët ndave shqetësimin mbi nevojën e forcimit të luftës kundër korrupsionit, përmbylljen e Reformës Zgjedhore me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, si dhe forcimin e mekanizmave parlamentar për llogaridhënien nga Qeveria.

I falenderuam për qëndrimin e tyre në raportin pararendës ku theksohej se të gjitha demokracitë kanë nevojë për një opozitë që funksionon mirë dhe që siguron sistemin e duhur të kontrolleve dhe balancave të pushtetit. Në përgjigje të thirrjes së tyre në raportin e Tetorit 2022 që Partia Demokratike të kapërcejë mosmarrëveshjet e brendshme dhe të luajë rolin e saj të rëndësishëm në qeverisjen e vendit, ku të përfshihen të gjitha palët, i informova për përpjekjet për të bërë opozitën funksionale në Parlament dhe për të kapërcyer konfliktin e brendshëm partiak, përmes ndërtimit të një axhende të përbashkët opozitare.” -shkruan Bardhi./m.j

Next Post
Vdekja e Napolitanos, Veliaj mesazh në Librin e Ngushëllimeve: Mik e mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në BE

Vdekja e Napolitanos, Veliaj mesazh në Librin e Ngushëllimeve: Mik e mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In