Sapo doli nga burgu me një leje pesë ditore, Fredi Beleri fluturoi drejt Athinës.
Ai u prit në zyrë nga kryeministri grek, Mitsotakis.
Aty foli për padrejtësinë që iu bë në Shqipëri pse e dënuan me burg dhe përmendi “nënë Greqi”.
“Shpresoj që së shpejti do të dilni përgjithmonë nga burgu, që ky kapitull i dhimbshëm të përfundojë më në fund për të gjithë ne, në mënyrë që të vazhdojmë dhe të shohim përpara”, i tha Mitsotakis, Belerit.
“Ne gjithashtu kemi çdo arsye për të kërkuar një Shqipëri që … i afrohet Evropës, duke iu përmbajtur rreptësisht angazhimeve të saj evropiane. Mendoj se ky është një qëllim i përbashkët për të cilin ne të gjithë duam të punojmë”, tha ai.
Por ndërsa flisnin angazhimeve europiane dhe ligjeve, Fredi Beleri e shkeli një të tillë, sapo doli nga burgu.
Kjo, pasi ai fluturoi drejt Greqisë, pa pasur leje.
Fredi Beleri ka leje nga Drejtoria e Burgjeve, për të shkuar vetëm në Strasburg.
Por Beleri e shkeli këtë leje, duke shkuar fillimisht në Athinë.
Tani, nëse do të ndiqet rigorozisht ligji, për të cilin flasin Mitsotakis dhe Beleri, ky i fundit duhet të përballet me pasojat e shkeljes së lejes.