• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do marrim masa…”/ Transmetimi i pamjeve të dhunës në Fushë Krujë, AMA: Kujdes, nxisin dhunë

by Java News
07/07/2023 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, nisur nga publikimi i pamjeve të dhunës që anëtarë të fisit Rraja kanë ushtruar dhunë ndaj dy kushërinjve Maja në një lokal në Fushë Krujë, tërheq vëmendjen e OSHMA-ve, për respektimin e kërkesave ligjore dhe etike në raste të tilla.

Sipas AMA-s, përdorimi i teknikave të mbulimit të skenave të dhunimit ekstrem, ose i pasojave tek viktimat evitojnë efektin që përmbajtjet e papërshtatshme kanë te shikuesit, sidomos tek të miturit.

AMA thekson se në mënyrë profesionale redaksitë audiovizive duhet të mbajnë parasysh dhe orarin e transmetimit të skenave ekstremisht të rënda, si dhe të aplikojnë mesazhe paralajmëruese për largimin e të miturve. AMA thotë se këto përmbajtje nxisin dhunë dhe se do ketë masa për ata që nuk e respektojnë ligjin.

“Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, nisur nga qarkullimi në publik i pamjeve filmike të ushtrimit të dhunës ekstreme në grup, në një zonë afër Fushë-Krujës, përmes pasqyrimit në median online apo nga komunikimi në rrjetet sociale, tërheq vëmendjen e OSHMA-ve, për respektimin e kërkesave ligjore dhe etike në raste të tilla. Përdorimi i teknikave të mbulimit të skenave të dhunimit ekstrem, ose i pasojave tek viktimat evitojnë efektin që përmbajtjet e papërshtatshme kanë te shikuesit, sidomos tek të miturit. Në mënyrë profesionale redaksitë audiovizive duhet të mbajnë parasysh dhe orarin e tranmetimit të skenave ekstremisht të rënda, si dhe të aplikojnë mesazhe paralajmëruese për largimin e të miturve.

Referencat në ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, OSHMA-të do të duhet të zbatojnë specifikisht kërkesat e nenit 4 të këtij ligji, për “moslejimin e transmetimeve që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve”, (pika 2/d), si dhe “moslejimin e transmetimeve që nxisin ose justifikojnë dhunën”, (pka 2/dh). Po ashtu në nenin 32, pika 4, saktësohet se “OSHMA-të nuk transmetojnë programe me përmbajtje që nxisin urrejtjen …. dhe çdo formë tjetër diskriminimi”.

Në nenin 33, thuhet mes të tjerave që, “të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut, (pika 1/ç); apo “të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale“ (pika 1/d). AMA vijon me monitorimin e të gjithë mbulimit mediatik të këtij rasti dhe do të marrë masat e nevojshme nëse konstatohet shkelja e kërkesave ligjore”, njofton AMA./m.j

Next Post
Nisma e kryebashkiakut/ Vendosen çadra e shezlongë falas në plazhin publik Sarandë! Pushuesi: Nuk e besova derisa e pashë vetë

Nisma e kryebashkiakut/ Vendosen çadra e shezlongë falas në plazhin publik Sarandë! Pushuesi: Nuk e besova derisa e pashë vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com