• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Do kryente pagesën e shkollës, shokët i grabisin me dhunë adoleshentit 1250 euro

by A R
07/02/2017 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krimet mes adoleshentëve po shtohen gjithnjë e më shumë. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë pasditen e së hënës, ku tre 17-vjeçarë kanë dhunuar dhe kërcënuar me thikë një bashkëmoshatar të tyre, të cilit i kanë grabitur portofolin ku mbante 1250 euro.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në rrugën “Ali Kolonja”, mbrapa Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ku 3 të rinjtë me iniciale E. G.; K. C. dhe S. Z., i kanë vjedhur me dhunë duke e qëlluar me grusht dhe duke e kërcënuar me një thikë, portofolin me shumën 1250 euro dhe 2000 lekë, bashkëmoshatarit të tyre R. Z., 17 vjeç. “Paratë ose të vramë”, mësohet të kenë kërcënuar 3 autorët 17-vjeçarin, duke i marrë shumën e parave.

Pas ngjarjes, adoleshenti ka njoftuar menjëherë policinë e cila ka arrestuar në flagrancë E. G. dhe ka shpallur në kërkim 2 miqtë e tij. Burime nga policia thanë për “BalkanWeb” se autorët ishin nxënës të së njëjtës shkollë. 17-vjeçari R. Z. jetonte në Tiranë vetëm me gjyshërit pasi prindërit i kishte emigrantë.

Shumën e parave të grabitura ai sapo e kishte tërhequr nga një pikë e transferimit të parave dhe do e përdorte për pagesën e shkollës./a.m.

Next Post
Ishte për një muaj President i Parmës, por pastaj e shiti, Rezart Taçi tregon arsyet

Ishte për një muaj President i Parmës, por pastaj e shiti, Rezart Taçi tregon arsyet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com