“Lojë e rrezikshme e shpopullimit, ata pak shqiptarë që s’mund të ikin do krijohet përçarje, do krijohet shteti bektashi…”
Ky ishte komenti i një qytetari që kreu i qeverisë Edi Rama vendosi t’i përgjigjej ditën e sotme në rubrikën “Sy m’Sy” në Facebook. Siç e ka përmendur edhe më herët, krijimi i shtetit bektashi do të jetë sipas Kushtetutës së Shqipërisë.
Rama: O të marrsha të keqen. Po ku do krijohet ky shteti bektashi? Aty tek ai territoi i vetëm që ka brenda, i ka apo s’i ka 150 veta, dyshoj shumë që i ka. Nuk kanë ngelur 1.5 milionë banorë. Janë 2.4 milionë banorë, u bë regjistrimi i popullsisë.
“Votoni Ramën dhe do prisni 100 mijë palestinezë”, ishte komenti tjetër që Rama i dha përgjigje. Kryeministri tha se kjo nuk është e vërtetë, por është një sajesë që ka dalë nga “këneta” (opozita) dhe ka marrë dhenë.
Rama: Po pse? Apo se kështu ka ardhur një zë nga këneta? Nuk është e vërtetë, është një sajesë. Jemi në kohën kur merr jetë shprehja” kur e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat, gënjeshtra e ka bërë xhiron e botës”.