• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do kisha vdekur në vend”, Vildane Zeneli rrëfen tmerrin: Kam kryer tre operacione brenda vitit

by A R
08/12/2021 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga vajzat më të famshme të showbizit, Vildane Zeneli është një nga më të preferuarat në botën e modës dhe ekranit. Por përtej bukurisë dhe shkëlqimit që shfaq në lenten e aparatit fotografik, Vildania tregon në “Rudina” në Tv Klan një pjesë të vështirë të jetës së saj, një aksident që mund të duket i rëndomtë por i shkaktoi një dëmtim që rezultoi në tre operacione të vështira.

Rudina Magjistari: Ke dhe shufra hekuri në trupin tënd?

Vildane Zeneli: Po, kam në dorë.

Rudina Magjistari: Ja, kjo është grafia jote. E cilës pjesë, e parakrahut?

Vildane Zeneli: E kam thyer tërë dorën, para se të punoja, po bëhesha gati për grim dhe rrëshqita në banjë, theva dorën në hotel. Kam pasur tre operacione brenda një viti. S’i kam ndier fare gishtat, ndoshta deri në dy vjet, por shyqyr Zotit që kam pasur një doktor humb të mirë dhe sot më punon dora në rregull.

Rudina Magjistari: Paska qenë një aksident i rëndë…

Vildane Zeneli: Jam shumë me fat se mund të ishte shumë më keq se sa vetëm dora. Jam vrarë edhe këtu (tregon ballin), por shyqyr Zotit që nuk kam rënë nga ana tjetër se do i kisha rënë tualetit dhe do kisha vdekur në vend. S’ma kishte marrë asnjëherë mendja se një rrëshqitje në banjë mund të ma shkaktonte këtë dëmtim. Ka qenë shumë e keqe, shumë e vështirë…

Rudina Magjistari: Kur ka ndodhur kjo histori?

Vildane Zeneli: Kjo ka ndodhur para 4-5 vitesh.

Duke qenë se ishte dora e djathtë ajo ku Vildania u lëndua, kishte nevojë vazhdimisht për ndihmë në kryerjen e veprimeve të thjeshta. Për shkak të kësaj gjendjeje, modelja bukuroshe u kufizua në punën e saj të modelingut dhe gjithashtu të kontabilitetit, por fatmirësisht tashmë gjithçka ka mbaruar.

/a.r

Next Post

Çfarë tregon refuzimi i Metës për të dekretuar zgjedhjet e pjesshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com