• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do ketë viktima në protestë”/ Këlliçi: Kush budalla e beson këtë? Faji i Berishës e akuzat e Bashës: Luli, i vetmi ministër i PD i akuzuar për…!

by Java News
14/01/2022 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Belind Këlliçi nga studio e Radarit Informativ i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha për deklaratat e bëra sot në përfundim të dhënies së dëshmisë së tij në prokurori për protestën e 8 Janarit. Këlliçi tha se Basha sot bën akuza ndaj Berishës që nuk ka guxuar t’i bëjë as Edi Rama në frontin e kundërshtarit politik. Në këtë pikë ai u shpreh se faji më i madh politik i Berishës, është mbështetja që i ka bërë Bashës.

“Deklaratë më të turpshme se kjo nuk mundet të bëjë një politikan. Bën akuza që nuk ka guxuar as Edi Rama t’i bëjë. Kjo vjen nga ish ministri tre herë i Sali Berishës. Nga kryetari i bashkisë që nuk la as gjurmë. Berisha ka fajin më të madh politik të tij që e imponoi Lulzim Bashën dhe e mbajti tre herë në krye të partisë. Nëse Edi Rama betonizoi Tiranën.

Unë nuk po e akuzoj Bashën. I vetmi ministër i shigjetuar gjatë qeverisë së demokratëve ka qenë Basha. Ai nuk mundet sot të dalë dhe të flasë për Berishën me një gjuhë që nuk flet as partia socialiste. Befas ai u kujtua që Berisha qenka ai i vitit 1997 dhe harroi që ai ishte i preferuari i Berishës. Deklaratat e tij janë 180 grada të kundërta me atë të datës 9 shtator kur fliste për drejtimin e jashtëzakonshëm të Berishës”, u shpreh ai.

Në lidhje me deklaratat e bëra edhe Spartak Braho se në protestën e 8 Janarit do të kishte viktima, Këlliçi deklaroi se nuk mund t’i besohet atij për çështjet brenda partisë.

“Ka budalla që e beson këtë? Do më tregojë mua Spartak Braho? Do marrim seriozisht Spartak Brahon në vitin 2022? Të na tregojë ne punën e partisë Spartak Braho. Sot Lulzim Basha mbështetet në armiqtë më të egër të Partisë Demokratike. Edi Ramën e ka telefonuar 6 herë Baton Haxhiu që të mbrojë Bashën. Si është e mundur këta mbrojnë Bashën sot dhe luftojnë PD-në. Teatri më i madh është këtu”, tha ai./m.j

Next Post
Selia e PD e rrethuar nga policia, thirrja e Këlliçit: Lërini këto provokime! Mjaftojnë Papi me Ilirin për ta mbrojtur

"Do përgatitemi për zgjedhjet lokale"/ Këlliçi: Nëse Basha mund me vota rojen, jap dorëheqjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In