• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do ketë ‘kryetar’ Ndokën, Dulen apo Mediun. Pse Sali Berisha është sot më i dëshpëruar se kurrë?!

by Java News
08/03/2023 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vit pasi Sali Berisha me një vendim antiligjore të burrit të sekretares së tij Agron Zhukri, u shfaq triumfator në dyert e selisë së PD, duke e deklaruar atë: Tokë e xanun!

U vetëshpall kryetar, bëri strukturat sipas modelit të tij dhe u ul në fronin mbretëror.

Por si mbret pa lavdi, mbretëria e tij si një këshjellë prej rëre, u shemb shumë shpejt nën këmbët e tij.

Atëherë kur mendoi se ishte me i fortë, Britania e Madhe e shpalli non grata.

Dokumenti me akuzat ndaj tij u shpërnda shpejt ne kancelaritë europiane, duke i mbyllur çdo derë të mundshme dhe pse në fakt Europa, ia kish mbyll ato që në kohën e bashkë-qeverisjes me Metën.

Non grata e Britanisë ishte më e rëndë dhe goditje më e fortë se ajo e SHBA-së, edhe për shkak të mardhënies më të ngushtë dhe bashkpunimit më intensiv mes saj dhe BE.

Drama për Berishën, pa vulë, pa legjitimitet, pa grup parlamentarë dhe tashmë me dy non grata dhe i izoluar nga Europa, u bë më e madhe.

Vizita e Lulzim Bashës në Amerikë ishte një tjetër goditje për Berishën, që deri atëherë kishte treguar gjithfarë përrallash.

Madje dhe një natë para lajmit se Basha të ishte në Washington, ai kishte deklaruar se nuk e kalon dot oqeanin.

Dhe kur gënjeshtrat e tij dolën në shesh, ai prap nuk skuqej as nuk zverdhjej.

Tashmë me lëkurën e bërë sholl, ai nuk përjeton më as turp.

Por kjo i distancoj shumë prej mbështetësve të deri atëhershme, që kishin besuar se ai ishte e vërteta.

Tashmë para tyre mbreti ishte lakuriq.

I kishte ushqyer një vit me gënjeshtra.

Më pas kudo qarkulloj lajmi se në Paris, nuk kishte asnjë gjyq për non gratën e tij.

Madje në mënyrë qesharake raportohej se kurrë nuk u mor seriozisht deklarata e tij për të hedhur në gjygj, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Një tjetër groditje kjo, për mbështetësit e tij që prisnin që Berisha të triumfonte përballë Blinken-it.

Ai sërisht i kishte gënjyer.

E kështu një e nga një njerëzit po largoheshin, sallat po zbrazeshin, revolucioni u shndërrua në një pelegrinazh me qirinj para kryeministrisë.

Çështja MCgonigel i dha goditjen më të madhe vetë Sali Berishës, mes demokratëve, shumë më shumë se Edi Ramës.

Ai që Berisha e kishte shitur si “peng” kishte qënë njeri me i sulmuar nga Edi Rama.

Aq ‘peng’ kishte qënë, sa Rama kishte korruptuar edhe ish agjentin e FBI për të sulmuar Lulzim Bashën.

Tashmë lajmi ishte në faqet e para të mediave më prestigjoze amerikane dhe europiane.

Më dramatike bëhej situata kur njerëzit, gra dhe burra në krah të Berishës, më të zeshmit sot kundër Bashës, kishin qenë dëshmtarët e sajesës Rama-MCgonigal kundër kryetarit të Partisë Demokratike.

Kjo është dhe goditja më e fortë e Sali Berishës, i cili tashmë para shqiptarëve po shfaqej si një mashtrues i rëndomtë.

Edhe pse u mundua me gjithfarë sajesash të tipit, “më kanë sulmuar mua”, nuk ia arriti dot të rikuperoj besimin e humbur të demokrateve. Njësoj dhe me të njëjtën gjuhë si Edi Rama kishte sulmuar Lulzim Bashën.

Ndërkohë që demokratët e dinë mirë që njeriu që i hapi dyert e Perëndimit në 2005 Sali Berishës, ishte pikërisht Lulzim Basha.

Edhe ai e di mirë këtë, prandaj e ka sulmuar si askënd më parë.

Zhgënjimi i demokratëve u pa qartë në protestat e Sali Berishës.

Ato ishin më të dobëtat në historinë e krijimit të PD-së.

Pa energji, pa shpirt dhe pa njerëz.

Sikur mos mjafton kjo në SPAK njëri pas tjetrit u shfaqën dhëndri, djali dhe ministrat e Berishës.

Çuditërisht dhe këta të fundit, më të zëshmit sot në krah të tij. Që nga Imami, Mediu dhe Bumçi.

Së fundi dhe aleati i tij Ilir Meta. Menjëherë pasi doli nga SPAK, e kërcënoi direkt Sali Berishën.

Tashmë për demokratët, po bëhej gjithnjë e më e qartë.

Pse po e bënte betejën Berisha, për çfarë e kishte betejë jetike deri në shkatërrim Partinë Demokratike, pse s’kishte lënë gjë pa shpifur për Lulzim Bashën?

Turma tashmë po zbehej, sheshet dhe sallat po zbrazeshin, Berisha vazhdon të fliste për revolucione imagjinare.

Vendimi i gjykatës së Apelit ishte fundi i tij politik.

Tashmë s’ka më asnjë alibi, asnjë shans, asnjë mundësi për të mbajtur demokratët që shohin se me të nuk kanë asnjë të ardhme.

Nisi të vetmen rrugë që di, indimidim, kërcënim, tundje dosjesh të korrupsionit dhe të sigurimit të shtetit, njerëzve pranë tij që të mos i largohen.

Kandidatët i kërcënoj se do t’u quaj të Ramës. Njësoj po vepron me grupin parlamentarë. Të gjithë i pret furia e baltës nëse e braktisin dhe nuk ju bashkohen sulmeve të pamoralshme dhe të turpshme, ndaj Lulzim Bashës dhe Enkeled Alibeajt.

Hapi thesin për mediat që kontrollon në përpjekje për të krijuar edhe njëherë mjegull, por tashmë lekët e Z, Y, ML po i shkojnë kot.

Ilir Meta duke e zënë ngusht Sali Berishën, kërkon të përfitojë maksimalisht si gjithonë.

Kandidatët që e dinë që s’kanë asnjë shans për të fituar, po i tërhiqen nga gara.

Në fund të fundit pse duhet të harxhojnë parat e tyre për një garë të humbur?!

Sali Berisha u vrau dhe shansin e vetëm për fitore; të dalin me logon e PD dhe të maksimalizojnë çdo votë demokratësh.

Tashmë janë në dilemën se kë do të kenë kryetarë kandidatët e tij. Nard Ndokën, Fatmir Mediun, (do të dalë përpara Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i akuzuar për Gerdecin), apo “grekun” Vangjel Dule?!

Sali Berisha është në ditët e veta, më të këqia politike.

Për herë të parë pas 32 vjetësh ai s’ka më asnjë fuqi, as në parti, as në gjyqësorë, as në ekzekutiv e as legjislativ.

E vetmja fuqi është ajo mediatike me para-lum, të cilat shpejt do t’u zbulohet edhe burimi.

Nervozimi dhe kaosi në Foltore, mes drejtuesve të saj dhe analiste po e tregojnë më së miri këtë.

Fati i tij paska qënë i shkruar që “lexhenda”, “historiku, ta mbyll duke u zvarritur pa nder dhe lavdi./Alfapress.al/m.j

Next Post
Parlamenti Europian/ Makinave me naftë, benzinë dhe gaz u ndalohet shitja! Ja viti kur nis bllokimi!

Ulje e re/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do shiten nafta e benzina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

“Duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO!” Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës në takimin e Komunitetit Politik

November 12, 2026
permbytje

Shqipëria në alarm nga moti i keq, IGJEO zbulon qarqet më të rrezikuara: Priten përmbytje dhe vërshime lumenjsh

November 12, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

Berisha iu rikthehet foltoreve, të premten në Kukës për të takuar demokratët

November 12, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin

November 12, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Goditet me thikë 55-vjeçari në Fier, përfundon te ‘Trauma’

November 12, 2026
Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

November 12, 2026
Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

November 12, 2026
Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In