• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do kemi fashë në verë?

by Fatos Çoçoli
02/06/2023 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Qeveria nuk planifikon asnjë rritje të çmimeve të energjisë elektrike për këtë vit. Çmimi i importit është ulur dukshëm, ndërsa prodhimi shqiptar i energjisë elektrike është rritur me tre herë në tremujorin e parë të vitit 2023. Nga shirat e rënë, niveli i liqenit të Fierzës është niveli optimal 296 m, më i larti i 20 viteve të fundit më 1 qershor.

Pak ditë më parë, kryeministri Rama solli në vëmendje të qytetarëve diskutimin e fashës për energjinë, duke qenë se vendi ynë varet mbi 99 përqind nga energjia e hidrocentraleve dhe në verë hidrocentralet jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin e më gjerë në botë, prodhojnë pak ose asfare. Pra, si të gjitha vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, Shqipëria do të jetë e detyruar të importojë. Kjo ka ndodhur edhe në vitet më të mira hidrike.

Çmimi i energjisë nuk rritet!

Kryeministri nuk u shpreh që do të diskutohet tarifa e energjisë. Qeveria nuk ka asnjë plan të rrisë çmimin e energjisë elektrike. Diskutimi për mundësinë e vendosjes së fashës 800 kilovat/orë erdhi në shtator 2022, në vitin më të zi për energjinë në mbarë botën. Qeveria i rezistoi tundimit për të rritur çmimin e energjisë për konsumatorin, gjë që e bënë të gjitha vendet e tjera të rajonit dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Si rezultat, inflacioni tek ne për vitin 2022 rezultoi 6.7 përqind dhe jo dyshifror, si në vendet e tjera të rajonit dhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Tabela 1. Pse nuk do kemi fashë në verë apo vjeshtë?

·Importojmë shumë më pak

·Prodhojmë më shume (KESH +40% janar-prill)

·Fierza në kuotën optimale 296 m

Importi i energjisë 2021-2023:

– Janar-tetor 2021: 112 mln euro

– Janar-tetor 2022: 363 mln euro ose mbi tre herë më shumë!

– Janar-prill 2023:  36 mln euro (shifra më e ulët e katërmujorit të parë në 10 vitet e fundit)

Gjatë vitit të kaluar, tarifa familjare e energjisë dhe ajo për bizneset e vogla dhe të mesme nuk u prek tek ne. Dhe kur nuk u preken tarifat e energjisë vjet, në vitin e mungesës së furnizimit me gaz natyror nga Rusia për të gjithë Evropën Perëndimore, e cila deri përpara invazionit të Putin në Ukrainë merrte 40 përqind të nevojave të saj për gaz natyror që prodhon energjinë elektrike, e si mund të preken këto tarifa këtë vit?!

Nuk ka asnjë arësye dhe qeveria nuk ka ndërmend ta bëjë. Lidhja e shtrenjtimit të energjisë për të gjetur fonde për të përballuar 354 milionë eurot në vit për rritjen e pagës mesatare të 131 mijë punonjësve shtetërorë, është teori e pastër konspiracioni.

Me ardhjen e sezonit veror, situata energjetike përkeqësohet për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e tjera të rajonit, që mbështeten mbi prodhimin nga hidrocentralet. Ne mbështetemi në 99 përqind të energjisë që prodhojmë nga HEC-et.

Sa kemi prodhuar deri tani këtë vit?

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në tremujorin e parë të vitit 2023, u rrit me 38.3 %, duke arritur vlerën 2.787 GWh nga 2.016 GWh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2022.

Sipas raportit “Bilanci i energjisë elektrike” të publikuar nga Instituti i Statistikave, ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 57.9 %, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 41.5 % dhe nga prodhuesit fotovoltaikë në masën 0.6 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Referuar raportit, importi bruto i energjisë në tremujorin e parë të vitit 2023, arriti vlerën 246 GWh nga 715 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një ulje me 2.9 herë! Eksporti bruto i energjisë elektrike arriti vlerën 904 GWh nga 373 GWh, duke shënuar një rritje me 2.4 herë.

Do ketë më çmime të çmendura tregu i energjisë?

Çmimi i blerjes së energjisë në bursat pranë Shqipërisë varion sot nga 76 deri në 100 euro për megavat orë, ndërsa një vit më parë çmimi më i ulët niste nga 208 euro për njësi. Janë të gjitha shenjat që çmimet e bursave evropiane dhe ndërkombëtare të energjisë elektrike, gjatë verës 2023, do të jenë me herë më të ulta, se çmimet e verës 2022

Tabela 2. Do kemi çmime të çmendura të importit verë-vjeshtë 2023?

Çmimi mesatar për megavat/orë maj-qershor 2022-2023 në bursën hungareze Hudex

·Maj 2022: 208 euro/MW

·Maj 2023: 76 euro/MW (tre herë më lirë!)

·Qershor 2022: 217 euro/MW

·Qershor 2023: ? (pritet shumë më lirë)

Pse mund të mos kemi çmime të çmendura në bursat e energjisë?

– Evropa Perendimore nuk ja ka më nevojën si më parë gazit rus

– Çmimi i karburanteve është ulur ndjeshëm

– Çfarë do që të ndodhë në frontin e luftës në Ukrainë, nuk trondit më tregjet botërore

Sfida e muajve tejet të ngrohtë 2023

Kur qeveria shpalli mundësinë e vendosjes së fashës 800 kv/h në shtator 2022, brenda një muaji energjia e harxhuar ishte 11 përqind më e ulët se një muaj më parë! Tek ne energjia e shpërdoruar është e jashtëzakonshme, gati një e pesta e energjisë së prodhuar në vend dhe asaj të importuar. Janë 180 milionë euro të shkuara dëm në vit, me çmimet e sotme të bursës ndërkombëtare.

Me risjelljen e diskutimit për fashën në muajt e verës dhe në vjeshtë, kur do të na duhet të importojmë, qeveria kërkon të disiplinojë qytetarët dhe bizneset, por edhe të gjithë administratën shtetërore, për të mos patur më shpërdorime të mëdha.

Tabela 3. Sfida e muajve tejet të ngrohtë 2023

Pse qeveria është e shqetësuar?

·         Me 9.5 lekë/kilovat orë llamburijnë fshatrat tona natën!

·         Me 9.5 lekë/kilovat orë ngrohen dhe ftohen pishinat!

·         20% e energjisë që prodhojmë dhe importojmë shpërdorohet!!!

Shtimi i konsumit të energjisë qershor-shtator 2023

-Janar 2023     490,000 MWH 65% më shumë se tetori 2022

-Shkurt 2023    500,000 MWH 69% më shumë se tetori 2022

-Korriku 2022   475,000 MWH 88% e shkurtit 2022

-Gushti 2022    488,000 MWH 92% e shkurtit 2022

-Qershor 2023  ?

-Korrik 2023     ?

-Gusht 2023     ?

Lind pyetja: sa do të harxhojmë në ditët e muajve më të ngrohtë të vitit? Ky maj, edhe pse i gjithi i lagësht sa s’kishim parë ndonjëherë, megjithatë erdhi me temperatura shumë të larta. Nga niveli i harxhimit të energjisë elektrike në verë, do të varet nëse do të kemi fashë jo për qytetarët me të ardhura të pakta, por për ata që kanë vila, pishina brenda dhe jashtë, dhe shpenzojnë njësoj për kilovat-orët që harxhojnë, sa 98 përqind e popullsisë me të ardhura modeste dhe të mesme.

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Pothuaj 2/3 e zgjedhësve me banim në Shqipëri nuk votuan për kryebashkiakët socialistë. Prandaj, përunjësi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com