• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do ia marr jetën siç ia mori mbesës”, daja i 27-vjeçares që u vetëvra akuzon Altin Çokun

by A R
12/02/2024 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Daja i 27-vjeçares, për të cilën policia njoftoi se ndërroi jetë si pasojë e hedhjes nga kati i katërt i një pallati në rrugën “Teuta” në Kamëz, ka akuzuar drejtpërdrejtë të arrestuarin Altin Çoku, që sipas uniformave blu dyshohet se u bë shkak për vetëvrasjen e së resë.

Ai ka kërkuar nga drejtësia që ai të marrë dënimin maksimal, burg të përjetshëm. Gjatë fjalës së tij në prononcimin për mediat, daja i së ndjerës është shprehur kështu referuar Altin Çokut: Siç ia mori jetën asaj mbese, unë do ia marr jetën.

Prononcimi i dajës së 27-vjeçares për mediat:  Probleme familjare mund të ketë, por që ta shtyjë i shoqi ose… Me të shoqin nuk ka pasur konflikte fare. Unë habitem si e ka bërë këtë makabër, këto gjeste ai person. Nuk e di se çfarë shpirti dhe çfarë njeriu paska qenë ky… Nuk e di dhe nuk kam fjalë, jam shumë i tronditur. Si nga drejtësia, nga prokuroria dhe nga gjykata edhe nga ministri Balla, unë si dajë kërkoj që ai të mos dalë nga burgu. Të mos lirohet fare. Dua dënimin me të rreptë. Unë kërkoj që ai të dënohet me burg të përjetshëm. Siç ja mori jetën asaj mbese, unë do ja marr jetën, sepse e di shpirti jonë si e kemi rritur të ndjerën.

Sipas policisë, 27-vjeçarja me iniciale S.A. u vetëhodh nga lartësia për shkak se i kishin publikuar një foto intime në rrjetet sociale dhe për këtë uniformat blu arrestuan 39-vjeçarin Çoku, i cili dyshohet se është personi që i shpërndau foton në internet. E reja ishte nënë e një fëmije 2 vjeç, dhe sipas policisë, jetonte me qira në banesën e pallatit nga ku u hodh.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktari ka mësuar se 27-vjeçarja ishte në proces divorci me bashkëshortin nga Kosova dhe gjatë kësaj kohe ishte njohur me Altin Çoku. Gjatë kohës së njohjes mes tyre, ai i ka bërë foto 27-vjeçares në momentet e tyre intime dhe më pas kjo foto është publikuar në rrjetin social TikTok.E ndjera i kishte kërkuar disa herë që të fshinte foton nga rrjeti social, por 39-vjeçari herë pretendonte se nuk e kishte publikuar vetë, ndërsa herë të tjera i kërkonte të vijonin lidhjen.

/a.r

Next Post
70 viktima për 2 pengje, Irani: Gaza bëhet varrezë për sionistët, gjenocid nga SHBA e Izraeli

70 viktima për 2 pengje, Irani: Gaza bëhet varrezë për sionistët, gjenocid nga SHBA e Izraeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Google konfirmon hetimet për review-t e rreme, në funksion mekanizmat mbrojtës për bizneset shqiptare

Google konfirmon hetimet për review-t e rreme, në funksion mekanizmat mbrojtës për bizneset shqiptare

July 13, 2026
“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

Spaho: Protesta po jep shpirt, PD po shkon drejt vetëeliminimit politik

July 13, 2026
“Sulmet me vlerësime negative në Google janë krim”, Braçe: Po goditet ekonomia dhe siguria kombëtare

“Sulmet me vlerësime negative në Google janë krim”, Braçe: Po goditet ekonomia dhe siguria kombëtare

July 13, 2026
FOTO/ Protesta humb jehonën në rrjetet sociale, bie ndjeshëm angazhimi online në 10 ditët e fundit

FOTO/ Protesta humb jehonën në rrjetet sociale, bie ndjeshëm angazhimi online në 10 ditët e fundit

July 13, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Algoritmi dhe Altin Likja

July 13, 2026
103 vjet nga vendosja e tabelës ikonë, historia e mbishkrimit “Hollywood” në kodrat e Los Angelesit

103 vjet nga vendosja e tabelës ikonë, historia e mbishkrimit “Hollywood” në kodrat e Los Angelesit

July 13, 2026

Erion Veliaj rikthen Alban Dokushin në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm

July 13, 2026
PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Goxhen për koncertin e Kanye West

PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Goxhen për koncertin e Kanye West

July 13, 2026
I akuzuar për shpërdorim detyre, GJKKO kthen për hetime të mëtejshme dosjen e Elvis Roshit

I akuzuar për shpërdorim detyre, GJKKO kthen për hetime të mëtejshme dosjen e Elvis Roshit

July 13, 2026
Ky është Edmond Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua me një plumb në derën e banesës në Bërxullë

Ekzekutimi i Edmond Sulës/ Dyshohet se u qëllua nga vrasës me pagesë, autori e priti tek dera e shtëpisë, zbardhen detaje

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In