• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do humbim, por do bëjmë qeveri teknike”: Plani B i grupit të Gaz Bardhit

by Ylli Pata
27/03/2025 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Grupi që ju bashkëngjit Sali Berishës, duke bërë që në zgjedhjet e 14 majit 2023 të mos votonin PD-në, ka mbetur i mënjanuar në fushatën ak.
.tuale.

Bëhet fjalë për parlamentarët që ju prin Gazment Bardhi, i cili u dërgua si drejtues politik në Fier, duke u vendosur edhe në listën e mbyllur.

Të mënjanuar nga fushata, Bardhi duket se kërkon të mbajë të karikuar grupin e tij, duke i dhënë një gajret, që e quan plan.

Sipas tij, më saktë sipas zërave që vijnë nga grupi i tij, po flitet për një ide, ose më mirë një platformë që ky grup e ka në axhendë.

Sipas tyre, zgjedhjet e 11 majit nuk do të njihen, dhe për këtë do të bëhet aq zhurmë, sa do të arrihet në një qeveri teknike me ndihmën e ndërkombëtarve, me të cilët Bardhi ka thënë se është online.

E me arritjen e qeverisë teknike, do të ketë një konçension që opozita do t’i jap ndërkombtarëve për të arritur qëllimin e saj.

Do të largojë Sali Berishën nga kreu i partisë dhe do të ngjitet vetë regjenca B2 në krye të SHQUP.

Dëgjuar kështu, duken si ata skenaret që dalin si bukë e djathë në tryezat gjeopolitike të paneleve “madhështore” të televizioneve tona.

Por në të vërtetë, janë diskutime reale të bëra në tryezat e opozitës së “bashkuar në diversitet” që ka mbetur në të thatë, pasi protagonizmin e ka përveç doktorit Flamuri me Balliun Junior.

“Revolucioni” i Bardhit i cili bllokoi hyrjen e PD-së me kandidatët e saj në zgjedhjet lokale, kishte shpresën për rikandidim të grupit parlamentar që do t’i bashkoheshin aventurës së tij.

Por në fund, përveç vetë Bardhit, pjesa më e madhe nuk u vendos në listat e sigurta, ndërkohë që emra të rëndësishëm si Dash Sula e të tjerë u larguan nga lista, edhe pse arritën rezultat fitues në të ashtuquajturat primare.

Në fakt, Berisha nuk e ka pasur aq të lehtë të fuste në lista qoftë edhe ato pak veta nga ky grup.

Caktimi i Bardhit në Fier, shkaktoi një pakënaqësi të madhe të grupit besnik të kryesuar nga deputeti Luan Baçi.

Dërgimi i Luçiano Boçit, deputetit që mori më shumë vota në Elbasan në zgjedhjet e 2021, në qarkun Shkodër, ka krijuar probleme të mëdha në bastionin më të madh të demokratëve në Shqipëri.

Po ashtu edhe në Lezhë, ku besnikët e PD-së janë mbledhur pas ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili ka investuar fort në qarkun po ashtu bastion të PD-së, nuk e kanë pritur mirë Agron Gjekmarkajn, i cili edhe pse një figurë qëndrore e PD-s po bën një fushatë lokale në bashkinë Mirditë.

Next Post
“Pas çdo zgjedhje, Rama kërcënon me rritje çmimi”, Shabani: Kemi pasur prodhim rekord energjie. Vetëm ujërat e zeza s’i kemi kthyer në HEC

Zgjedhjet e 11 majit/ Endri Shabani: Disa politikanë do ikin me votë, të tjerët me pranga!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In