• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Do hetonin origjinën e virusit në Wuhan, Kina ndalon hyrjen e ekipit të OBSH/ Adhanom: Shumë i zhgënjyer

by Java News
06/01/2021 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ekipi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i cili do të hetonte origjinën e koronaviruist në Wuhan i është mohuar hyrja në Kinë. Dy anëtarë ishin nisur për në Kinë, ndërsa tani njëri është kthyer dhe tjetri është tranzit në një vend të tretë.

OBSH tha se problemi ishte mungesa e lejeve të vizave. Hetimi i shumëpritur u dakordua nga Pekini në dhjetor pas shumë muajsh negociatash me OBSH.

Virusi u zbulua për herë të parë në Wuhan në fund të vitit 2019, ku mendohet se shpërtheu fillimisht në një treg, shkruan BBC.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk kishte përfunduar ende lejet për ardhjet e ekipit “duke qenë se dy anëtarë kishin filluar udhëtimet e tyre dhe të tjerët nuk ishin në gjendje të udhëtonin në minutën e fundit”.

“Jam siguruar që Kina po shpejton procedurën e brendshme për vendosjen sa më të hershme të mundshme,” u tha ai gazetarëve të martën në Gjenevë, duke shpjeguar se kishte qenë në kontakt me zyrtarë të lartë kinezë për të theksuar se misioni është një përparësi për OBSH dhe ekipi ndërkombëtar.

OBSH ka punuar për të dërguar një ekip prej 10 personash ekspertësh ndërkombëtarë në Kinë me qëllim që të hetojë origjinën shtazore të pandemisë dhe saktësisht se si virusi kaloi për herë të parë tek njerëzit.

Muajin e kaluar u njoftua se hetimi do të fillonte në janar 2021. Të dy anëtarët e ekipit ndërkombëtar që ishin nisur për në Kinë kishin udhëtuar herët të martën, tha OBSH. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, shefi i urgjencave të OBSH-së Mike Ryan tha se një ishte kthyer mbrapa dhe një ishte në një vend të tretë.

g.kosovari

Next Post
Lulzim mos kopjo Ramën për “burgun ndaj të korruptuarve”! As Sali Berisha, e as Ilir Meta s’janë arrestuar

Basha: Nga 2013 qeveria ka rritur borxhin. Rama kujdeset vetëm për veten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

September 8, 2026
Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

September 8, 2026
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Pelegrinazhi amerikan i Berishës i duhet vetëm Berishës

September 8, 2026
Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

September 8, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Gjaku blu i magjistratëve dhe çirakët e Republikës

September 8, 2026
Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

September 8, 2026
A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

September 8, 2026
Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!

September 8, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Begaj mesazh politikës: Rrugëtimi evropian, projekt kombëtar! Proces që kërkon bashkëpunim nga të gjithë

September 8, 2026
Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com