• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Do hash ndonjë tullë në kokë”/ I riu përdorte fjalor banal dhe rreh një burrë në kryeqytet

by Java News
05/06/2021 20:06
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 61 vjeçar thotë se është rrahur me një adoleshent i cili për shkak të pemëve dhe hijes që bëjnë ato, qëndronte poshtë një pallati bashkë me shoqërinë. I riu me inicialet A. P nuk frenohej me tregimin e barsaletave me pullë të kuqe dhe përdorimin e fjalorit banal.

Policia tregon se shtetasi Y.K. që jeton në Tiranë denoncoi incidentin duke justifikuar rrahjen e adoleshentit, i cili po ashtu pretendohet se e ka shtyrë dhe e ka goditur me një send të fortë.

Burri tha pranë komisariatit numër 2 se po kthehej në banesë kur vërejti poshtë ballkonit se djali po qëndronte vetëm.

“Ai qëndron shpesh poshtë ballkonit, e ka bërë këtë edhe herë të tjera. Pasi e kam parë aty i kam thënë, ju lutem mos rrini poshtë ballkonit se na keni bërë të shesim shtëpinë me fjalorin banal që keni”

Burri i tha policisë se në ato çaste kishte dalë nga banesa për të blerë ujë ndaj dhe duart i kishte të zëna me dy bidona.

“I thashë këtij personi të ikte se na kishin shqetësuar shumë me atë fjalor dhe ato sharje që përdorin me njëri tjetrin, por ky person mu afrua dhe më tha; ‘do hash ndonjë tullë në kokë”

Duke shkëmbyer fjalë me njëri tjetrin, burri kujton se i kërkoi djalit ta merrte tullën dhe ta qëllonte.

“Në këtë çast ula bidonat përtokë dhe e kapa nga supi  në formën e një të rrituri që flet me një të vogël. Për ti thënë që ti je i vogël dhe nuk je bërë ti të më qëllosh mua me tullë”

Y.K detajon në polici se mbas këtij sqarimi, ka marrë bidonat dhe ka kthyer kurrizin nga adoleshenti

‘Ky djalë më qëlloi në veshin e majtë me një send të fortë. Jam rrëzuar dhe mbasi u ngrita përsëri kur pashë se kisha dëmtuar bërrylin i bërtita; Hajde këtu përse më godite?”

Sherri mes të dyve ka vazhduar me konfrontim fizik

“Mbasi përfundoi e gjitha kjo gjë, shkova takova të atin e djalit të cilin nuk e njihja më parë. I tregova çfarë më ndodhi. Por gjatë bisedës ai u soll më keq se I biri, duke më thënë çfarë halli ke me djalin tim. Ai më ofendoi dhe më goditi pastaj më kërcënoi  duke më thënë se nëse do i afrohesha djalit do vepronte akoma më keq dhe se djali i tij ishte i lirë të fliste si të donte dhe ku të donte”

Sherri që nisi për fjalorin nga një adoleshent  mbasi ka përfunduar në polici e ka detyruar oficerin e policisë të thërrasë adoleshentin A. P dhe më pas të atin

“Nuk është e vërtetë që e kam goditur kallëzuesin” insistoi në polici adoleshenti.

“Po rrija dhe po prisja një shok, kur vjen një burrë në moshë duke folur me zë të lartë. Më kujtoi se më kishte urdhëruar shumë herë të mos qëndroja poshtë ballkonit pasi sipas tij ne përdornim fjalor të ndyrë, pastaj më kapi për bluze, por unë e shtyva”, këmbënguli i riu.

Versioni i tij mbështetet nga i ati, që mbyll dëshminë duke folur me superlative për adoleshentin.

“Djalë është dhe ndonjëherë të gjithë shajmë. Por nuk është i edukuar keq dhe nuk ka mundësi ta ketë qëlluar. As unë nuk e qëllova, përveçse i thashë të gjithë shajmë se jemi meshkuj”, tha i denoncuari

Policia tregoi se mbasi e kanë orientuar kallzuesin që të shkojë pranë mjekësisë ligjore për të kryer ekspertimin mjeko ligjor në lidhje me dëmtimet që ka marrë , po përgatit dosjen që ta delegojë për veprime të mëtejshme në prokurori për veprën “ dëmtime me dashje”

Sherret për qëndrimin poshtë ballkonit janë raportuar edhe më parë në media, një histori e ngjashme ishte edhe episodi i një avokati që mbasi dëgjoi sharjet poshtë shtëpisë u konfliktua me pronarin e një lokali./Gazeta SI

Next Post
“Rama rrëzohet nga pushteti vetëm nëse reformohet…”/ Nishani: Kështu siç është PD s’bën dot gjë tani

Bujar Nishani pesimist me bazën: Në PD s’po dimë ku shkojmë, fataliteti na ka kapur prej fyti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

July 17, 2026
Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In