• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Do hash dru’, reagon Salianji: Banditët me pushtet duan të na mbyllin gojën

by Java News
07/11/2017 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka sqaruar sherrin në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Sigurisë me deputetët socialistë. Në një deklaratë për mediat, ai tha se mazhoranca po tenton t’i mbyllë gojën opozitës.

“Deputetë me precedent duan të na mbyllin gojën. Një deputet më kërcënoi në komision për të mos thënë të vërtetën. Nuk kam pasur frikë nga punëdhënësit e tyre kur hyja në parcelat me kanabis e jo nga këta që janë qesharakë. Është fakt që Rama fle dhe zgjohet me krimin”, u shpreh Salianji duke shtuar se “banditët nuk ma mbyllin dot gojën”

Deputeti demokrat tha se debati me deputetët e mazhorancës nisi pas një pyetje që ai i drejtoi ministres Olta Xhaçka për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“E pyeta: A ju duhet më shumë buxhet për të kontrolluar ish-repartet ushtarake që përdoren për magazinim droge?”, tha Salianji.

Pas kësaj, kanë reaguar dy deputetët e PS-së, Sterkaj dhe Ndreu e kanë quajtur provokator deputeti Salianji, duke i thënë “ti do rrahur”.

Si ndodhi sherri ne komision

Plas sherri në Komisionin e Sigurisë, Ndreu për Salianjin: Po provokon të gjithë, ti do rrahur

Mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar të Sigurisë është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2018. Deputeti demokrat Ervin Salianji e ka pyetur ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka për situatën me dorgën në vend, por kjo gjë ka ngjallur përplasje.

Dy deputetët e PS-së, Sterkaj dhe Ndreu e kanë quajtur provokator deputeti Salianji, duke i thënë “ti do rrahur”.

Pas këtij debati, deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga mbledhja e Komisionit.

DEBATI 
Salianji pyet Xhaçkën: A ju duhet më shumë buxhet për të kontrolluar ish-repartet ushtarake që përdoren për magazinim droge? A ju duhet më shumë buxhet për të vendosur në funksion radarët…

Sterkaj: Je bilbil mali. Se vetëm për të folur ke ardhur.

Pjerin Ndreu (pa mikrofon): Mos i provoko të gjithë se do hash dajak. Ti do rrahur.

Sterkaj-Salianjit: Unë bëj mundje, boks, edhe karate. Mos më bëj mua presion.

Pjerin Ndreu: Rri more urtë se je bërë provokator i keq, rri more urtë, nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën.

Salianji: Nuk pyes dhe s’kam frikë nga asnjë bandit me ose pa pushtet.

a.ç

 

 

 

 

 

 

Next Post
Sia publikon foton e saj nudo: Kurseni paratë! Është falas!

Sia publikon foton e saj nudo: Kurseni paratë! Është falas!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jemi të gjithë “politikanë”…

A thua e beson PPE Berishën?

March 19, 2026
Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

March 19, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: I thashë Netanyahut të mos godiste centralet energjetike iraniane, nuk do ta bëjë më

March 19, 2026
Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

March 19, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit

March 19, 2026
Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

March 19, 2026
Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

March 19, 2026
Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In