• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do evitojmë mësimin kolektiv”, Rama për platformën e mësimit online: Do funksionojë edhe pas Covid-19

by Ardit Rada
19/10/2020 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në një shkollë në Lezhë ku ka prezantuar edhe platformën online “Akademi.al” duke thënë se do të vijë në ndihmë të gjithë nxënësve që zhvillojnë mësim kolektiv.

Rama tha se kjo platformë do të ndihmojë nxënësit dhe prindërit e tyre që të jenë në kontakt të drejtëpërdrejtë me mësuesit si dhe do të evitojë “përplasjen” e mësimeve të nxënësve të klasave të ndryshme si dhe do të jetë një përshtatje në këtë situatë që ndodhet Shqipëria me koronavirusin.

Kryeministri tha se edhe pasi të përfundojë beteja me koronavirusin, kjo platformë do të vijojë të funksionojë.

“Në radhë të parë më lejoni të shpreh kënaqësinë që jemi këtu së bashku në një shkollë të rindërtuar nga bashkia e Lezhës. Një shkollë që ishte në gjendje shumë të vështirë dhe që tanimë është rindërtuar. Përpjekja për të rindërtuar shkollat ekzistuese që kanë nevojë për ndërhyrje dhe për të ndërtuar ato që u rrënuan nga tërmeti vazhdon çdo ditë. Sot jemi për të çuar përpara një nismë të qeverisë tonë në mbështetje të nxënësve që janë ende në klasat kolektive. Ato janë një problem i madh dhe i trashëguar nga e shkuara që po vjen duke u zbutur. Siç e tregon kjo nismë, çdo krizë me të cilën ne detyrojmë të përballemi është mundësi. Çdo pengesë është stimul, nxit imagjinatën tonë për të bërë një sforco më shumë për të arritur të kapërcejmë pengesat që na dalin përpara. Nisma për digjitalizimin e klasave kolektive është një nismë që kthen në mundësi një krizë të cilën ne mund ta zgjidhim duke digjitalizuar mësimin në të gjithë rrjetin e fëmijëve që bëjnë mësim në klasa kolektive. Jemi absolutisht të bindur që jo vetëm kjo është zgjidhja e duhur por dhe mundësia falë partnerëve tanë që në kohë të vështirë nxjerrin vlerat e tyre, ta bëjmë këtë shumë mirë. Ne për hir të vërtetës e kemi zbutur por jo zgjidhur plotësisht. U ofrojmë fëmijëve të klasave kolektive, akes në mësim me mësuesit më të mirë në Shqipëri. Janë një skuadër për të realizuar këto programe dhe u vihen në ndihmë të gjithëve për të zgjidhur këtë fazë të jetës tonë përballë këtij armiku të padukshëm. Në këtë krizë, kjo që po ndodh me arsimin është e jashtëzakonshme për atë që lë prapa. Ky program nuk është se do të rreshtë së pushuari kur lufta me armikun të ketë përfunduar. Do vijojë të përmirësohet duke i dhënë mundësi nxënësve dhe mësuesve që të adaptojnë mësimin e tyre përmes mësuesve më të mirë. Duke u dhënë mundësinë dhe prindërve të aktualizojnë dijet e tyre, njohuritë e tyre dhe të kenë ndihmën e drejtëpërdrejtë të mësuesve dhe të mos shkojnë ta takojnë” – tha Rama.

/e.rr

Next Post
Rriten masat për mbajtjen e maskës, Policia: 701 gjoba brenda ditës, shoqërohen në Komisariat 9 persona

Rriten masat për mbajtjen e maskës, Policia: 701 gjoba brenda ditës, shoqërohen në Komisariat 9 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Propozimi për të zgjatur mandatin e prokurorëve të SPAK është arkivolucioni i drejtësisë

July 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Korrik 2026

July 6, 2026
“Dhuna në protesta mund ta dëmtojë turizmin”, eksperti: S’është çudi pse shqiptarët s’e përballojnë dot jugun

“Dhuna në protesta mund ta dëmtojë turizmin”, eksperti: S’është çudi pse shqiptarët s’e përballojnë dot jugun

July 6, 2026
50 milionë euro mashtrime me call center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

50 milionë euro mashtrime me call center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

July 6, 2026
Integrimi në BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Integrimi në BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

July 6, 2026
250 milionë euro financim për bizneset, prezantohet programi për integrimin në BE

250 milionë euro financim për bizneset, prezantohet programi për integrimin në BE

July 6, 2026
Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

July 6, 2026
Presion dhe tone të larta në telefonatën mes Trump dhe Netanyahut, çfarë diskutuan dy liderët

“Jemi si një familje”, “Bibi” shuan zërat për krisje të marrëdhënieve me Trump

July 6, 2026
VIDEO / ‘Shpërthen’ aktivisti: Agron Shehaj, “kalë Troje” i sistemit në protestë! Distancohuni prej tij…

VIDEO / ‘Shpërthen’ aktivisti: Agron Shehaj, “kalë Troje” i sistemit në protestë! Distancohuni prej tij…

July 6, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

Trump dikton kushtet për NATO-n! Çfarë do të diskutohet në Samitin e Ankarasë?

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In