• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Do ekzekutohej nga celula xhihadiste në Tiranë/ Kush është biznesmeni i njohur dhe lidhjet e tij me politikën

by Java News
05/05/2020 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Uniko” nga gazetari Spartak Koka ka zbuluar të tjera detaje për biznesmenin shqiptar që do të vritej nga një celulë xhihadiste e krijuar në Gjermani. Kjo celulë përbëhej nga disa shtetas nga Taxhikistani, të cilët janë arrestuar në Gjermani.

Njëri prej tyre është 24-vjeçari Komrom Zukhurov, i cili u arrestua në Tiranë më 29 Prill për llogari të autoriteteve gjermane, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli gjerman.

Në ngarkim të tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, më datë 21 Prill 2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Por sipas të dhënave të mediave ndërkombëtare që iu referohen  autoriteteve gjermane, grupi kishte marrë porosi për ekzekutimin e një biznesmeni në Tiranë kundrejt shumës shpërblyese prej 40 mijë Dollarësh. Por kush është biznesmeni?

Gazetari Spartak Koka ka zbuluar se emisioni “Uniko” ka arrritur të mësojë se bëhet fjalë për një 52-vjeçar, një personazh i njohur në fushën e biznesit, por dhe kontrovers, për shkak të problemeve të shumta dhe shkeljeve të shumta ligjore të konstatuara në biznesin e tij.

Me aktivitet dhe me lidhje ndërkombetare, një personazh qe ka njohje te shumta në drejtësi të cilët e ndihmuan t’ja hidhte paq disa vite më parë në disa çështje  gjyqësore, 52-vjeçari është bërë objekt dhe i deklaratave të politikës.

Sipas të dhënave, vrasja e tij pritej të kryhej vitin e kaluar por dështoi për arsye që për publikun mbeten ende të paqarta.

Por përse u porosit vrasja e tij? Një pistë dyshohet të jenë mosmarreveshjet me klientët ndërkombëtarë. Por kush e porositi vrasjen dhe përse kjo porosi iu dha një grupi ekstremist nga Taxhikistani dhe kjo mbetet e pa sqaruar.

Emisioni “Uniko” disponon emrin e biznesmenit, por për arsye tërësisht profesionale, etike dhe në respekt të punës së institucioneve ligjzbatuese që e kanë klasifikuar si tepër sekret këtë informacion dhe që po vijohet bashkëpunimi me autoritetet ndërkombëtare për ta zbardhur plotesisht të gjithë celulën, per momentin kemi zgjedhur të mos e bëjmë publik.

g.kosovari

Next Post
I dënuar me 9 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet 50 vjeçari nga Fieri

I dënuar me 9 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet 50 vjeçari nga Fieri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In