• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do ekstradohen me avionë të marrë me qira nga…”/ Si do bëhet deportimi i emigrantëve të paligjshëm që shkojnë me gomone në Angli

by
25/08/2022 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emigrantët e paligjshëm shqiptarë që udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar, janë kthyer një shqetësim për autoritetet britanike. Kjo ka bërë që të merren masa për të frenuar sadopak fluksin e emigrantëve që futen në territor me gomone apo mjete të tjera lundruese.

Sekretarja e Brendshme, Priti Patel ka njoftuar krijimin e një skeme për deportimin e shpejtë të emigrantëve shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar.

Daily Mail, ka zbuluar marrëveshjen që Pratel ka nënshkruar me homologun shqiptar, Bledi Çuçin për ekstradimin e shpejtë të emigrantëve.

Sipas kësaj marrëveshje, Home Office në Britani do të marrë me qira avionë në mënyrë që të rikthejë sa më shpejt emigrantët në Shqipëri. Kjo skemë, pritet të nis nga java e ardhshme.

Nëse një emigrant shqiptar do të kërkojë azil, atij do t’i jepet prioritet, por nëse autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar konstatojnë se personi në fjalë nuk ka të drejtë të qëndrojë më në vend, do të ekstradohet menjëherë drejt Shqipërisë.

Oficerët e lartë të policisë shqiptare do shkojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar për të punuar së bashku me zyrtarët e emigracionit vendas. Patel është nën presion për të dhënë rezultate në krizën e emigrantëve shqiptarë.

Grupet pro-emigrantëve gjithashtu mund të përpiqen të bllokojnë skemën e saj të fundit në gjykata, potencialisht sipas ligjeve të të drejtave të njeriut. Zonja Patel tha: “Një numër i madh shqiptarësh po udhëtojnë drejt vendit tonë. Kontrabandistët dhe trafikantët e njerëzve, po i shtyjnë qytetarët shqiptarë që të ndërmarrin udhëtime të rrezikshme me gomone”.

Bledi Çuçi, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, tha: “Ne i dekurajojmë këto praktika të paligjshme dhe të rrezikshme. Sekretari i Brendshëm dhe unë diskutuam gjithashtu zgjidhje afatmesme për të ofruar mundësi më të mira për të rinjtë dhe mjetet e migrimit legal që u mundësojnë profesionistëve të aftë dhe aksesin e fuqisë punëtore në MB.’

Daily Mail zbuloi javën e kaluar se numri i emigrantëve shqiptarë është rritur në mënyrë eksponenciale dhe përbën më shumë se 60 për qind të atyre në disa kalime me gomone.  Rreth 6,000 shqiptarë kanë arritur në Britani në këtë mënyrë që nga fillimi i vitit, duke përfshirë më shumë se 700 brenda një dite në fillim të kësaj jave.

/e.d

Next Post
Ilir Meta dhe një paralele me rastin e fundit të Donald Trump

Ilir Meta dhe një paralele me rastin e fundit të Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

November 12, 2026
Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

November 12, 2026
Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

November 12, 2026
VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

November 12, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Emigracioni i parregullt në rënie në BE, por shtohen kalimet në itinerarin Shqipëri-Greqi

November 12, 2026
Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

November 12, 2026
Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

November 12, 2026
Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

November 12, 2026
150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

November 12, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In