• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do e stolisni protestën e këtij katranit?”/ Spiropali: Jeni kapur pas flokut të Saliut, jeni bizhuja e grupit. Dule: Timonieri…!

by Java News
30/06/2022 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka replikuar me deputetin Vangjel Dule, duke i thënë atij se “po stolis protestën që ka thirrur Sali Berisha”.

Gjatë fjalës së saj në Parlament, Spiropali tha se ata janë kapur pas fijes së flokut të Sali Berishes, ndërsa theksoi se Kuvendi është shndërruar një arenë e shpërdorimit të gjuhës shqipe.

“Dule kam një pyetje për ju, do e stolisni protestën e katranit që foli tani. Duhet të dini se nëse ka një stoli që i është rënë në qafë këtij kuvendi, ai është fjala e gjuhës shqipe. Të eruar nga inati dhe mllefi ata i largohen pushtetit

Është e njohur sindroma ah ckam bërë unë kur isha aty dhe ah cdo bëja po të isha aty.

Janë katandisur që gjuhen e kane kthyer në mjet kriminal të besimit. Nuk ka krim më të madh, sesa ta kthesh sallën e kuvendit në një arenë të tillë të shpërdorimit të gjuhës shqipe. Ne sot duhet të diskutimin me gjuhën që na takon.

Po c’ti bëjmë ne që ju jeni kapur pas flokut të Saliut. Sa më shumë kapeni pas flokëve të tij, për qytetarët jemi ne këtu që përpiqemi. Vetëm ju nuk merreni me qytetarët, ju doni të nxisni turmat që të shpëtoni Saliun. Ju jeni stolia dhe bizhuja e grupit. Ne jemi përballur me krizat, duke ideuar dhe realizuar projektin social.

Këtë nuk ja mohoni dot qeverisë shqiptare. Po të ishin ato spitale dhe ato qendra shëndetësore ahur që latë ju, të jeni të sigurt që kushedi sa çudira do kishim parë me shëndetësinë shqiptare”, tha Spiropali.

Me heret kreu i PDBNJ-së, Vangjel Dule nga foltorja e Kuvendit deklaroi se akti normativ për kompensimin e çmimeve që pritet të miratojë sot qeveria i jep mundësi oligarkëve.

Sipas Dules nuk janë më oligarkët klientë të qeverisë, por kjo e fundit kliente e tyre. mes të tjerash Dule tha se kjo qeveri është qeveria e mirëqenies së shifrave dhe e mjerimit të qytetarëve.

“Duke ju ndjekur me shumë vëmendje dhe respekt zonja ministre, në seancat dhe fjalët tuaja, karakterizimi i qeverisë së mirëqenies së shifrave dhe mjerimi i qytetarëve është më i përshtatshmi. Ju dëgjoj me agoni që bëni një fjalim që nuk ju shkon. Nuk ju akuzon kush, as ministren e Financave, as të Shëndetësisë as Zotit Majko që jeni ju shkaktarë të rritjes së krizës së çmimeve. Kriza ka dy anë, ata që përfitojnë dhe ata që humbasin. Dikush fiton dhe dikush humbet, shuma në fund është zero. Qeveria është një nga fituesit e kësaj krize. Shifrat i dini, janë në rritje të dukshme.  Për kohezionin social dhe paqen sociale, se shoqëria jeton në kushte te pabarazisë. A i keni këto kritere në politikëbërjen tuaj. Çfarë bëri politika gjermane? Reduktoi çmimin e benzinës me 30 cent. Qytetari gjerman që ka të ardhurat për frymë 49 mijë dollarë e blen benzinë më lirë se sa qytetari shqiptar”, tha Dule.

Sipas tij “Përse i propozon Kongresi Ramës që të heqë taksën federale? Deklarata e timonierit tonë, gjeniut të financave, thonë; taksat e naftës nuk do të hiqen. S’ka protestë me foni dhe drita apo me X5. A e shikoni mjerimin tuaj politik dhe retorik zonja të nderuara. Ju vini sot me një akt normativ me të cilin nuk përpiqeni që të fshihni karakterin tuaj klasor. Pozicionoheni me oligarkët. Nuk ju intereson çmimi i miellit, i karburantit, por i hekurit i çimentos, pasi janë klientët tuaj. Jeni qeveria e oligarkëve. Ju nuk keni përgjegjësi qytetarët. Juve jua keni vjedhur votën. Ju jeni qeveria, që nuk janë më klientët tuaj oligarkët, por ju klientët e tyre. Ju vini sot për të konkretizuar me ligjvënie në parlament interesat tuaj. Ju vini dhe miratoni një akt normativ që është kryekëput i interesave të korrupsionit.”, tha Dule./m.j

Next Post
Lufta në Ukrainë/ Stoltenberg: Nuk ka gjasa që të kemi një përplasje mes NATO-s dhe Rusisë

Aromë lufte në lindje/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Putin na nënvlerësoi! Tani do ta shohë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

September 18, 2026
BE klasifikon në një grup SHBA dhe Rusinë, kufiri mund të mbetet i mbyllur pas 1 korrikut

Pse Amerika iu bashkua Evropës që ti bënte presion Kosovës për ngritjen e Gjykatës së Hagës?

September 18, 2026
Sali ziu dhe demokratët që bëjnë sikur s’kuptojnë që nga viti 1992

“Pagat rriten me ligj, jo me kërkesë”/ Ngjela: Magjistratët nuk i përcaktojnë vetë

September 18, 2026
“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri

“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri

September 18, 2026
“Mbreti u gëzua kur vdiq Diana”, vëllai i princeshës publikon librin me fakte tronditëse

“Mbreti u gëzua kur vdiq Diana”, vëllai i princeshës publikon librin me fakte tronditëse

September 18, 2026
Katastrofë ekologjike! Sulmet ushtarake shkaktojnë derdhje masive nafte në Ngushticën e Hormuzit

Katastrofë ekologjike! Sulmet ushtarake shkaktojnë derdhje masive nafte në Ngushticën e Hormuzit

September 18, 2026
Tregtia me BE-në zë 46.2% të totalit, Italia dhe Kina kryesojnë partnerët tregtarë gjatë gushtit 2026

Inflacioni në muajin gusht 2026 arrin në 3,0% sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit

September 18, 2026
Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

September 18, 2026
Media: Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Media: Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

September 18, 2026
Tirana kërkon ndihmën e tifozëve, për momentin vendimi i Disiplines nuk ndryshon

Tirana kërkon ndihmën e tifozëve, për momentin vendimi i Disiplines nuk ndryshon

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com