• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do denoncojmë prova e fakte të reja”, LSI: KQZ të mos bëhet pjesë e axhendës kriminale të Ramës!

by
18/05/2021 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, në një deklaratë për mediat, ka folur lidhur me të ashtuquajturën prej tyre “masakra zgjedhore e 25 prillit”.

Sipas saj, “krimi elektoral” ka nisur një ditë pas votimit e po vijon ende.

Kjo sipas Cakës është vërtetuar me hapjen e kutive të Qarkut të Beratit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku është vërtetuar sipas saj, pretendimi i LSI se ka më shumë vota se sa votues.

Ajo gjithashtu vijon, se në Gjirokastër rezulton se kanë ardhur shtetas nga Greqia, një gjë kjo e ndaluar me urdhër të Komitetit Teknik të Ekspertëve për ato ditë. Ndër të tjera, Caka thotë se LSI është e vendosur për të denoncuar çdo ditë fakte e prova nga manipulimet e votës në zgjedhjet e 25 prillit.

 

 

Deklarata e plotë e Silva Cakës

Përshëndetje!

Masakra zgjedhore e 25 prillit tashmë konfirmohet me fakte të reja. Për Gjirokastrën dhe Beratin kanë dalë prova të tjera, të cilat rrezojnë plotësisht procesin kriminal të 25 prillit.

Rilindja, më 25 prill, përdori administratën publike, grupet e strukturuara kriminale, Policinë e Shtetit, por më e rënda ka të bëjë me deformimin e vullnetit të qytetarëve brenda në kutitë e votimit.

Operacioni për manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit filloi para ditës së votimit, u ekzekutua ditën e votimit dhe vazhdon ende, në sytë e gjithë shqiptarëve, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Është provuar me fakte konkrete, nga hapja e kutive të Beratit, manipulimi I procesit zgjedhor dhe nderhyrja drejtpërdrejt në kuti, ku rezulton se ka më shumë fletë votimi, sesa votues në listë.

Një tjetër fakt i rëndë, është që shtetasit janë lejuar të votojnë disa herë, fenomen që është përdorur gjerësisht në të 12 qarqet e vendit. Ky fakt na nxjerr në përfundimin se kjo masakër është e orkestruar me urdhër të Edi Ramës.
Në Gjirokastër, rezulton se janë futur shtetas nga Greqia pas datës 19 prill, kur u vendos karantinimi antikushtetues dhe i qëllimshëm, të cilët kanë shërbyer si komisionerë dhe numërues për llogari të Partisë Socialiste, ndërkohë që e drejta kushtetuese e votës, iu mohua mijëra shqiptarëve të tjerë, që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Pra, duket qartë se Partia Socialiste, përdor standard të dyfishtë, ku nga njëra anë iu mohon qytetarëve të drejtën për të votuar, nëpërmjet një karantinimi që zgjati vetëm 1 javë dhe nga ana tjetër, persona që duhet të ishin nën karantinë, dalin komisionerë, votues dhe numërues, në shërbim të partisë në pushtet.
Këto janë fakte shumë të rënda, të cilat rrëzojnë tërësisht procesin kriminal të 25 prillit.

I bëjmë thirrje Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, të zbatojë ligjin, sepse faktet flasin vetë. I bëjmë thirrjë KQZ-së të mos bëhet pjesë e axhendës kriminale të Edi Ramës, për të vulosur masakrën e zgjedhjeve.
Lëvizja Socialiste për Integrim, është e vendosur për të bërë transparencë deri në fund, për këtë farsë zgjedhore dhe do të denoncojë çdo ditë me fakte e prova të reja. / b.h

Next Post
“Eksportet rekord historik”/ Rama publikon shifrat: 109 mld lekë në katër mujorin e parë të vitit 2021

"Eksportet rekord historik"/ Rama publikon shifrat: 109 mld lekë në katër mujorin e parë të vitit 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In