• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do arratiset”/ Ilir Meta spiunoi shokun Filip Talo, e ‘dorëzoi’ te Sigurimi i Shtetit. Nisi email nga SHBA për të kërkuar verifikim

by Java News
27/07/2022 22:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personi i cili është spiunuar nga ish-Presidenti, ish-Kryeministri dhe ish kryetari i Kuvendit të Shqipërisë në Sigurimin e Shtetit në komunizëm është Filip Talo. Report Tv mëson se ai ka qenë shok në fakultet me Ilir Metën  dhe që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë kërkesën për autoritetin e dosjeve me akuzën se Meta është spiun i sigurimit.

Filip Talo ka thënë se është spiunuar nga I. M për një tentativë për arratisje në kohën e komunizmit. Ndërkohë, ish-presidenti e mohon të jetë ai personi që përmendet në shkresën e Autoritetit të Dosjeve, me pretendimin se ka disa persona me emrin Ilir Meta. Ai jeton në SHBA, ishte shoku i I.M në vitet 90- 91, (ose më herët ’88 – ’89), të cilit i ka treguar planin për t’u arratisur nga Shqipëria. I.M e ka dekonspiruar planin te Sigurimi dhe Sigurimi e ka kapur para arratisjes, dhe i kanë thënë: Ose futu në burg ose bashkëpuno me ne! F.T ka qenë 19 vjeç në atë kohë dhe ka pranuar që të bashkëpunojë dhe sot pas kaq vitesh, ka kërkuar dosjen e vet për të zbuluar se kush e spiunoi! Në këtë dosje, del emri I.M.

Verifikimet për figurën e Ilir Metës nisën në 25 korrik, kur në adresën personale të titullares së institucioni, Gentiana Sula erdhi një e-mail nga një person i paidentifikuar. Personi i panjohur pretendonte se në dosjet të caktuara të sigurimit figuronte emri i kreut të Partisë së Lirisë. Duke i dhënë indicie të qarta se ku të kërkonin, personi pretendonte për zhdukje të disa materialeve. Nga kërkimi rezultoi se Meta figuron në dosje të personave të tjerë se vullnetarisht kishte spiunuar një shok që donte të arratisej.

Report Tv siguroi sot dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i Shtetit që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Në dokumentin e ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve të siguruar nga Report Tv thuhet se ish-presidenti Meta rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit dhe nëse verifikimi i Metës do të bëhej sot certifikata e pastërtisë së tij do të ishte ndryshe. Autoriteti i Dosjeve i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet ’90. Autoriteti i Dosjeve, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më, kërkojnë miratimin e propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë./shqiptarja.com

Lista me studentët në klasën e Ilir Metës në Fakultetin e Ekonomisë
Next Post
VIDEO/ Makina shpërthen në pikën e karburantit, shoferi fluturon në ajër kur po e mbushte me naftë

VIDEO/ Makina shpërthen në pikën e karburantit, shoferi fluturon në ajër kur po e mbushte me naftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Nën ritmin e daulles dhe valles, deputetët dhe mbështetësit e PD-së djegin tryezën e dialogut të Ramës para Kryeministrisë!

Pas protestës te Kryeministria, mbështetësit e PD-së pritet t’i bashkohen tubimit të dytë dhe të marshojnë te Ministria e Arsimit

October 24, 2026
E PLOTË/ Qeveria nuk rrëzohet me dhunë! Kush mendon se gjunjëzon shtetin, i ka bërë kalkulimet gabim

E PLOTË/ Qeveria nuk rrëzohet me dhunë! Kush mendon se gjunjëzon shtetin, i ka bërë kalkulimet gabim

October 24, 2026
SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare

SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare

October 24, 2026
Momenti kur protestuesit e PD-së i vënë flakën “sofrës” dhe ulëseve të vendosura nga Rama për dialog para Kryeministrisë!

Momenti kur protestuesit e PD-së i vënë flakën “sofrës” dhe ulëseve të vendosura nga Rama për dialog para Kryeministrisë!

October 24, 2026
Bill Gates paralajmëron për 20 vjet trazira nga inteligjenca artificiale: Do të ketë fitues dhe humbës, shoqëria s’është gati

Bill Gates paralajmëron për 20 vjet trazira nga inteligjenca artificiale: Do të ketë fitues dhe humbës, shoqëria s’është gati

October 24, 2026
Nisin protestat në Francë, ANTIFA paralajmëron kaos! Macron u përgjigjet me masa të forta sigurie

Nisin protestat në Francë, ANTIFA paralajmëron kaos! Macron u përgjigjet me masa të forta sigurie

October 24, 2026
Zelenskyy mbështet ‘ngrirjen’ e vijës së frontit si hap të parë drejt armëpushimit në Ukrainë

Zelensky: Negociata për paqen do mbahen në muajin nëntor! Takimi Ukrainë-Rusi-SHBA, në Abu Dhabi

October 24, 2026
FOTO-LAJM/ Gjëmim daulleje, valle tropojane dhe thirrje për revolucion, mbështetësit e PD-së kërcejnë rreth zjarrit para Kryeministrisë

FOTO-LAJM/ Gjëmim daulleje, valle tropojane dhe thirrje për revolucion, mbështetësit e PD-së kërcejnë rreth zjarrit para Kryeministrisë

October 24, 2026
“U bënë thirrje për molotovë, gurë e sulme ndaj efektivëve”- Policia: Distancohuni nga dhuna, prindërit të ruajnë fëmijët! Do të identifikohen të gjithë

“U bënë thirrje për molotovë, gurë e sulme ndaj efektivëve”- Policia: Distancohuni nga dhuna, prindërit të ruajnë fëmijët! Do të identifikohen të gjithë

October 24, 2026
Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In