• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

DnV: Partitë politike kosovare fshehin shpenzimet e fushatës së 2017-ës

by Java News
02/06/2017 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim (DnV), ka mbajtur sot konferencën e parë për shtyp mbi fushatën zgjedhore. Gjatë kësaj konference u bënë të ditura gjetjet e një hulumtimi mbi shpenzimet e partive politike për fushatën që po zhvillohet për këto zgjedhje të realizuar nga KDI në bashkëpunim me Transparency International nga Republika Çeke si dhe mbarëvajtja e fushatës zgjedhore deri më tani.

Sa i përket hulumtimit David Ondracka, nga Transparency International nga Republika Çeke, bëri të ditur se si është realizuar duke u dërguar subjekteve politike një pyetësor me tetë pyetje mbi shpenzimet e fushatave paraeletorale. KDI ka kontaktuar me 39 subjekte politike individuale, që në shumë raste kanë qenë pjesë e koalicioneve paraelektorale.

“Niveli i përgjegjësisë së subjekteve është mjaft i ulët, ku vetëm gjashtë nga 39 subjekte i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të ofruar të dhëna mbi shpenzimet. Nga këto gjashtë, dy kanë deklaruar se nuk kanë fonde të tyre, por do të jenë pjesë të fushatave të partnerëve tjerë, kurse katër subjekte tjera u janë përgjigjur pyetjeve të pyetësorit. Këto janë KDTP (Kosova Demokratik Türk Partisi), CDU (Centar Demokratska Stranka) nga Koalicioni Vakat, Nova Demokratska Stranka dhe Pokret za Gora (PG)”, ka thënë ai.

Po ashtu u sqaroi se partitë të cilat dëshirojnë që të publikojnë të dhënat e tyre tani, mund të i dërgojnë ende të dhënat të cilat do të publikohen në ueb faqen e KDI.

Kurse Mjellma Hapçiu Alijaj, nga Demokracia në Veprim, theksoi se transparenca dhe llogaridhënia financiare e partive politike është parakusht për demokratizimin dhe funksionimin e subjekteve në bazë të standardeve ndërkombëtare.

“Deklarata e nënshkruar nga subjektet politike më 29 maj e lehtësuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) është tregues se partitë janë zotuar për transparencë financiare dhe ne do të monitorojmë nëse këto zotime do të përmbushen. Gjithashtu, presim që të thellojnë bashkëpunimin me shoqërinë civile sa i përket transparencës financiare, duke marrë përsipër përmbushjen e zotimit të njërës nga pikat e deklaratës.”, ka shtuar ajo.

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim, ka folur për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore duke bërë të ditur se DnV, po vëzhgon fushatën përmes 60 vëzhguesve afatgjatë.

Në bazë të raportimeve, ka bërë të ditur se në dy ditët e para të fushatës zgjedhore janë monitoruar 77 aktivitete të subjekteve politike në mbarë vendin, shumica e të cilave kanë qenë tubime publike. Pjesa më e madhe e aktivitete zgjedhore të monitoruara nga DnV kanë qenë takime me 50 deri në 500 pjesëmarrës, ndërsa 6 prej tyre kanë qenë tubime me mbi 1000 pjesëmarrës.

Incidentet

Kryeziu ka shpjeguar se në shumicën e aktiviteteve për sigurinë është përkujdesur Policia e Kosovës. Ai ka thënë se atmosfera në përgjithësi gjatë dhe pas aktiviteteve është raportuar të ketë qenë e qetë duke përjashtuar rastin e një aktiviteti të organizuar në Novobërd nga Lista Srpska ku është raportuar për atmosferë të tensionuar gjatë aktivitetit si dhe është raportuar se ky subjekt politik ka vendosur se nuk do të ketë takime publike në këtë komunë.

Po ashtu në ditën e parë të fushatës zgjedhore, është raportuar për një incident në komunën e Graçanicës ku subjektet politike SLS dhe LS kanë pasur mosmarrëveshje për shfrytëzimin e një billbordi, ku ka ndërhyrë policia.

Resurset publike

Kryeziu ka shtuar se përdorimi i resurseve publike është vërejtur në 13 nga 77 aktivitete zgjedhore të monitoruara, ku janë vërejtur përdorimi i veturave zyrtare dhe pjesëmarrja e nëpunësve civilë.

Pjesëmarrja e grave

Pjesëmarrja e grave në dy ditët e fushatës në aktivitetet e monitoruara ka qenë mesatarisht rreth 15%. Po ashtu në këto aktivitete kanë folur 274 burra (përkatësisht 79%) dhe 72 gra (përkatësisht 21%).

Të dhëna tjera

Bazuar në monitorim, në 21 aktivitete të pranishëm kanë qenë edhe fëmijët, në total numri i tyre ka shkuar mbi 300 fëmijë.

Në 16 aktivitete pjesëmarrës kanë qenë personat me aftësi të kufizuara, në total kanë marr pjesë rreth 40 persona. Ndërsa në 16 aktivitete zgjedhore personave me aftësi të kufizuara nuk u është siguruar qasje për pjesëmarrje.

Mediat nuk kanë qenë të pranishme në 32 nga 77 aktivitetet zgjedhore të monitoruara në rang vendi, ndërsa në aktivitet në të cilat kanë marr pjesë nuk janë penguar të raportojnë lirshëm.DnV është duke monitoruar gjithashtu përdorimin e rrjetit social Facebook nga koalicionet dhe subjektet politike që nga fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore, përgatiti Koha. (b.an)

 

Next Post
Goditi 2 efektivë policie, arrestohet 23-vjeçari nga Tirana

Goditi 2 efektivë policie, arrestohet 23-vjeçari nga Tirana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

March 25, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

March 25, 2026
Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

March 25, 2026
Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
Kokalari i kthehet Lacivitas: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi

March 25, 2026
KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In