• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Djemtë kanë pirë dhe…”/Gratë ukrainase tregojnë tmerrin e përdhunimeve nga ushtarët rusë

by
12/08/2022 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Victoria, një grua 42-vjeçare ukrainase, se ajo dhe një grua tjetër, një fqinje, u përdhunuan nga dy ushtarë rusë që pushtuan fshatin e saj pranë Kievit në mars.

Dy femrat të cilat kanë pranuar të flasin për mediat amerikane, thonë se u ka ndodhur, me kusht që të mos zbulohet vendndodhja dhe mbiemrat e tyre.

Një ushtar tjetër, një oficer komandues i cili nuk ishte i përfshirë në sulm, kërcënoi Viktorinë, thotë ajo.

“Ai më shikoi dhe më tha: I shihni, djemtë tanë, kanë pirë dhe duan të argëtohen” tregon Victoria. “E kuptova se diçka e tmerrshme do të ndodhte”. Dy nga ushtarët i çuan gratë në një shtëpi të kthyer në seli për pushtuesit rusë dhe i përdhunuan.

Fqinja e saj 44-vjeçarja Natalya, ka rrëfyer ngjarjet gjithashtu për Abc News. “Më tha ‘a dëshiron që gjithçka të jetë mirë me djalin tënd? Ngjitu lart dhe bëj siç të them unë’”, kujton Natalya, duke përshkruar takimin e saj me një nga ushtarët rusë që ajo thotë se e përdhunoi. “Ai ishte si një kafshë…” Natalya thotë se më vonë mësoi se ushtarët vranë burrin e saj.

Nuk është e qartë se sa ushtarë ose cilët ishin të përfshirë në vrasje. Familja e varrosi burrin të nesërmen. Dy ushtarët rusë për të cilët gratë thonë se i përdhunuan nuk janë identifikuar ende, por përballen me urdhër arresti ndërkombëtar, sipas Kateryna Duchenko, prokurores ukrainase e ngarkuar për rastet e dhunës seksuale të kryera nga ushtarët rusë. Të dyja rastet janë duke u hetuar me shanse të pakta që të dyshuarit të merren në paraburgim ose të kalojnë ndonjë kohë burg, tha ajo. Historitë e përdhunimeve dhe mizorive të tjera në duart e trupave ruse nuk janë të padëgjuara në qytetet e vogla dhe periferitë e Kievit. Banorët e Bucha dhe Borodyanka kanë raportuar shkelje të të drejtave të njeriut duke përfshirë përdhunim, vrasje dhe torturë nga forcat ruse gjatë pushtimit.

/e.d

Next Post
VIDEO/ “Aman miku im…”, Gjergj Luca ironizon Ilir Metën: Më mëso me ato metodat e tua, si t’ia fus njërit!

VIDEO/ "Aman miku im...", Gjergj Luca ironizon Ilir Metën: Më mëso me ato metodat e tua, si t'ia fus njërit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, ja deri kur keni afat

Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, ja deri kur keni afat

August 24, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në masivin pyjor të Milotit, era favorizon vatrën, flakët po i afrohen dhe zonës së banuar!

“33 vatra zjarri në të gjithë vendin, 6 prej të cilave aktive”, MM bën bilancin e 24 orëve

August 24, 2026
GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

Tejkalimi i afateve bjerr besimin te drejtësia e re

August 24, 2026
SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

August 24, 2026
Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

August 24, 2026
Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

Ftonte të miturit në kafe dhe më pas në banesë, arrestohet burri në Elbasan

August 24, 2026
Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

August 24, 2026
Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

Për ata që thonë se Erion Veliaj i është shmangur procesit në GJKKO

August 24, 2026
Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

Kosova para dhe pas 16 shtatorit

August 24, 2026
Udhëheqësit evropianë në Kiev për 35-vjetorin e pavarësisë – BE miratoi 6.1 miliardë dollarë shtesë

Udhëheqësit evropianë në Kiev për 35-vjetorin e pavarësisë – BE miratoi 6.1 miliardë dollarë shtesë

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com