• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Djemtë e larguar të Malësisë rikthehen në kishë për të gjetur nuse

by Java News
09/08/2015 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me fustane të shndritshme dhe flokë të krehura si për festë, një grup vajzash të reja ngjisin në një të dielë korriku shkallët e kishës së Bajzës. Vajzat ecin me sytë drejt altarit, marrin një kthesë të lehtë dhe u drejtohen stolave të gjatë prej druri, për të zënë një vend në pritje të meshës.

Rituali është i ngjashëm me një ceremoni martese, edhe pse askush nuk po martohet në kishë këtë të dielë. Me paradën e tyre drejt altarit, vajzat po projektojnë megjithatë dasmën e tyre të ardhshme.

Bajza, qyteza-qendër e komunës Kastrat në Malësinë e Madhe është e njohur për vlerat e historike dhe kulturore të së shkuarës, po aq sa për numrin e lartë të besimtarëve katolike në të 12 fshatrat që e rrethojnë.

Kisha e ndërtuar rishtazi për të zëvendësuar një magazinë drithërash të kohës së komunizmit, që pas viteve ’90 shërbeu si objekt kulti për besimtarët katolikë mban emrin e dy shenjtorëve Shën Pjetër dhe Shën Pal. Shtëpia e Zotit shërben gjithashtu si qendër sociale dhe vend-takim për banorët e zonës së Kastratit.

E ndërtuar fillimisht në vitin 1856, kisha e Bajzës u plaçkit dhe shkatërrua në vitin 1967, kohë kur regjimi i drejtuar nga Enver Hoxha e shpalli Shqipërinë vendin e vetëm ateist në botë dhe urdhëroi mbylljen e objekteve të kultit.

Më herët, ajo kishte fituar emër mes komunitetit të katolikëve për shkak të shërbimit aty të dy klerikëve të njohur, At Anton Harapi dhe At Ciril Cani.

Pas viteve 2000, kisha e Bajzës e pasuroi famën e vet me një tjetër rol; ajo u kthye në vend-takim mes të rinjve që janë në kërkim të partnerit të jetës.

Emigracioni i lartë mes të rinjve dhe tradita e ngulitur fort ndër breza dhanë kontributin e vet në këtë fenomen të ri, që drejtuesit e kishës së Bajzës e shohin me bezdi.

Besimtarët tregojnë se në verë, emigrantët kthehen në shtëpi me synimin për të gjetur një vajzë të mirë shqiptare për ta marrë për grua. Koha e pakët në dispozicion i shtyn ata me nxitim drejt dyerve të kishës, ku mblidhen çdo të dielë vajzat e zonës.

“Në kohën e emigrantëve, vajzat zbukurohen në parkureri para se të shkojnë në kishë,” thotë Valentina, një besimtare e devotshme nga Bajza.

“Nuk e di se si filloi kjo punë, por shumë çifte janë parë për herë të parë në këtë kishë, para se të vendosnin të martoheshin,” shton ajo.

Kisha shihet si një qendër e rëndësishme për zonën me 12 mijë banorë, ndër më të goditurat në Shqipëri nga fenomeni i emigracionit.

Vajzat megjithatë kanë mbetur në shtëpi, në një zonë me mundësi të pakëta ekonomike dhe sociale. Pasi mbarojnë shkollën e mesme, ato u vijnë në ndihmë prindërve dhe presin një mundësi të mirë për martesë. Emigrantët janë pretendentët e tyre kryesorë.

Violeta Dedaj, një këngëtare popullore e njohur në Bajzë i tha BIRN se nuk sheh asgjë të keqe tek ky zakon i ri i parjes në kishë. Madje, ajo po përpiqet të bindë të vëllanë në Amerikë që të kthehet e të gjejë ndonjë vajzë të mirë aty.

“Njohjet ndodhin në dasma, në shkollë apo në aktivitete të tjera. Njohjet ndodhin edhe në sheshin para kishës apo brenda saj,” thotë Violeta. “Aty vetëm shihen, pastaj vijnë të tjerat”.

Fra Sokoli, famullitari françeskan i Bajzës nuk e pëlqen këtë fenomen, që mjegullon misionin e kishës së drejtuar prej tij. Ai parapëlqen të flasë për punët e shumta që kisha bën në dobi të komunitetit, megjithëse nuk e mohon atë që ndodh rreth tij në meshën e së dielës.

“Ky është një vend takimi me Zotin dhe jo një vend fejesash apo njohjesh”, thotë ai për BIRN.

Banorët e Bajzës janë të ndarë në qëndrimet e tyre, edhe pse me drojën se njohjet në kishë mund të shihen si diçka primitive në ditët e sotme.

Maria nga Pjetroshani është nënë e tre vajzave, dy prej të cilave janë njohur me bashkëshortët e ardhshëm në kishën e Bajzës.

“Vajzën e parë e kishin parë në kishë, djali e kish pëlqyer dhe më pas erdhi tezja e tij e më takoi. Tani janë të martuar dhe kanë një djalë,” tregon Maria.

Ndërsa po bëhet gati të martojë vajzën e dytë në shtator, Maria bezdiset shpesh nga përgojimet e njerëzve.

“Nuk e kuptoj ç’të keqe ka këtu? Shumë e bëjnë, edhe pse nuk e pranojnë,” irritohet ajo.

Por Frederiku, një 27 vjeçar nga Bajza që jeton në Tiranë nuk preferon që vajzën e jetës ta njohë në këto rrethana. Ai i justifikon megjithatë banorët e zonës, e aq më tepër vajzat që ndryshe nga qytetet e mëdha, kanë fare pak mundësi për jetë shoqërore në Bajzë.

“Pasi mbarojnë shkollën, ato nuk frekuentojnë lokale dhe as kanë rreth shoqëror. Jeta e tyre kufizohet tek punët e shtëpisë dhe gjetja e një bashkëshorti,’ argumenton ai.

Historitë e njohjeve që tregohen në oborrin e kishës së Bajzës nuk kanë gjithmonë një fund të lumtur. Luigj Mollaj tregon se kushëriri i tij, emigrant në Angli u kthye posaçërisht për të gjetur një nuse në Bajzë, por jeta i rezervoi të papritura të hidhura.

Ai tregon se kushëriri e zgjodhi vajzën në kishë, ndërsa fejesa u bë dy javë më vonë. Çifti u bë me fëmijë, por martesa e tyre përfundoi në divorc.

“Nuk është e thënë që ndikoi njohja e pakët në kishë. Prishje lidhjesh apo divorcet ndodhin edhe kur çiftet njihen në rrethana të tjera,” përfundon Luigji.

Autor: Anila Dushi
Burimi: Reporter.al

Next Post

MB: Kush abuzon me azilin do të penalizohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In