• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Djemtë e Isa Mustafës fitojnë tenderat nga Kryeministria

by Java News
25/08/2015 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Zyra e Kryeministrit apikoi procedurë të mbyllur tenderuese për të kontraktuar një kompani për servisim të automjeteve. Nëpërmjet kësaj procedure shpalli fitues kompaninë Makcar që është në pronësi të djemve të kryeministrit Isa Mustafa, Besnikut e Arbenit.

Të njejtën ditë kur Isa Mustafa u bë kryeministër, më 9 dhjetor 2014, djali i tij u paraqit para gjyqit nën akuzën për falsifikim të dokumentit zyrtarë. Dalja para gjyqit e  Besnik Mustafës dhe bërja publike në media do të nxiste reagimin e kryeministrit Mustafa. Ai kishte shfaqur nervozën e tij disa muaj më vonë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook kishte deklaruar se po bëhet fushatë linquese ndaj djalit të tij nga mediat dhe njerëz të shërbimeve informative. Nuk kishte saktësuar se kujt i referohej si ‘njeri i shërbimeve’.

E kishte penguar fakti që të akuzuarve tjerë iu referohen me emër e mbiemër ndërsa Besnikut i referohen si ‘djali i kryeministrit’. “Vërtetë Besniku është djali im. Një djalë i mrekullueshëm, i ndershëm, punëtorë i mirë, i cili punon nga agu deri në mbrëmje dhe jeton me punën e tij”, kishte shkruar Mustafa më 8 prill të këtij viti. Por pjesë e punës së Besnikut, tre muaj e gjysmë pas këtij reagimi, është bërë edhe një kontratë publike.

Kompania Makcar, ku Besniku është pronarë bashkë me vëllain e tij Arbenin, fitoi kontratë pikërisht nga Zyra e Kryeministrit e udhëhequr nga prindi i tyre-kryeministri Mustafa-që ankohej se i biri po i linçohej nga shoqëria.

Zyra e Kryeministrit shpalli fitues këtë kompani më 21 korrik të këtij viti. Gjashtë ditë më vonë, më 27 korrik 2015 u nënshkrua kontrata mes Makcar dhe Zyrës së Kryeministrit.

Bazuar në Njoftimin për Dhënie Kontrate të publikuar nga Zyra e Kryeministrit oferta e kësaj kompanie në tenderin për servisimin e automjeteve është  në vlerën e 2 mijë e 946 eurosh.

Person kontaktues për këtë kontratë është Besnik Mustafa. Njoftimi po ashtu tregon se ZKM-ja përzgjodhi procedurën e kuotimit të çmimeve.

Ligji i Prokurimit që parasheh këtë procedurë i mundëson institucioneve që të mos aplikojnë  tenderë  të  hapur por të shkojnë  me procedura të  mbyllura. Kuotimi i çmimeve mundëson po ashtu që Kryeministria të përzgjedh vetë së paku tri kompani për të dërguar  ofertat e tyre.

Pastaj Kryeministria, në mesin e tri kompanive të ftuara, vlerëson se cila ofertë është më e denja për të lidhur kontratë .

Përveç këtyre të dhënave që janë bërë publike Zyra e Kryeministrit ende nuk ka dhënë përgjigje në pyetjet e Gazetës Jeta në Kosovë që kërkojnë sqarime lidhur me këtë tenderë të mbyllur.

Gazeta Jeta në Kosovë kërkoi sqarime se cilat janë kompanitë tjera që u ftuan përpos kompanisë Makcar që është në pronësi të Besnik e Arben Mustafës si dhe cilat kritere plotësoi kjo kompani për të lidhur kontratë publike.

Ndërkohë Besnik Mustafa, që dha përgjigje në emër të kompanisë Makcar, konfirmoi se kjo është kontrata e parë që kjo kompani ka lidhur me institucionin e Zyrës së Kryeministrit.

Kjo kompani vepron që nga 14 prilli i vitit 2010. Mustafa nuk e sheh si problematik faktin që ka fituar pikërisht nga një zyrë që udhëhiqet nga prindi i tij.

“Përderisa është tenderë publik të drejten për pjesëmarrje e ka çdo kompani”, thotë ai.

Megjithatë procedura ‘Kuotim i çmimeve’, që ka përdorur ZKM-ja kufizon të drejtën e pjesëmarrjës për çdo kompani të  interesuar pasi i mundëson institcionit të përzgjedh vetë se cilat kompani janë të denja që të dërgojnë ofertë për kontratë.

Ndërkohë Mustafa deklaroi se kjo kontratë ka të bëjë  me servisimin e një veture të  tipit BMË  X5 të  blinduar, respektivisht ndërrimin e 8 injektorëve të  motorrit. Gazeta Jeta në Kosovë ka kontaktuar kompaninë  Sfishta që ka servisuar më  herët vetura të  tipit BMË dhe vetura tjera për nevoja të  Zyrës së Kryeministrit. Milaim Sfisha, pronarë  i kompanisë , tha se nuk është i informuar se kohëve të  fundit ka pasur tenderë  të  shpallur nga Zyra e Kryeministrit. “Nuk jemi në  dijeni. Nuk kemi pa në faqen e KRPP-së që është  hapur tenderë  ( v.j Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik publikon njoftimet për tenderë  )”, tha Sfishta.

Ndërkohë  Besnik Mustafa  që  është  i akuzuar nga Prokuroria Speciale nuk deshi të  komentoi lidhur me procesin gjyqësor që  po zhvillohet ndaj tij. Tha se këtë do ta bëjë kur të  kryhet procesi.

“Po sa të perfundoj procesi edhe une kam çfarë të flas rreth këtij procesi dhe do të nxirret e verteta ne pah”, tha Mustafa që  akuzohet për për keqpërdorim të pozitës apo autorizimit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtarë.

Ligji i Prokurimit Publik nuk sheh ndalesa të  mos pjesëmarrjës në tenderë të biznesmenëve ndaj të cilëve ka aktakuza të  ngritura .

Mustafa bashkë  me dy ish-kolegë  të  tij të  Bankës Për Biznes BPB -së akuzohen se kishin ndryshuar garancionin bankar në  vlerë  të  500 mijë  eurove të biznesmenit Zeqir Smajli duke futur edhe emrin e kompanisë  spanjolle “Pronair”.

Kompania Pronair kishte falimentuar më 2009 dhe 1 mijë e 600 mërgimtarë që kishin paguar bileta kthyese nuk kishin mundur të udhëtonin nga Prishtina për në Gjermani.

Udhëtarët nuk ishin dëmshpërblyer.

Biznesmeni Zeqir Smajli pati  deklaruar se ndryshimet në garancion ishin bërë pa dijeninë  e tij dhe se kishte garantuar vetëm për operimet e kompanisë  “Flybaboo” nga Zvicrra dhe jo edhe të  kompanisë  spanjolle “Pronair”.

Përveç Mustafës dhe dy ish-kolegëve të  tij në  BPB, në  këtë  rast gjyqësor, akuzohen edhe dy biznesmenë dhe dy zyrtarë  të  Ministrisë  së  Infrastrukturës. Aktakuza u ngrit më 7 mars të vitit 2013 nga Prokuroria Speciale. Rasti gjyqësor është në shqyrtim kryesor ku janë dëgjuar palët e dëmtuara. Më pas do të dëgjohen dëshmitarët e pas tyre të pandehurit. Seancat e rradhës pritet të mbahen në muajin shtator.

Next Post

Digjet qendra me 100 azilkërkues, Merkel në vendngjarje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga aksidenti tragjik në Durrës, makina kaloi me shpejtësi teksa fëmijët po luanin

Detaje nga aksidenti tragjik në Durrës, makina kaloi me shpejtësi teksa fëmijët po luanin

May 3, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

E rëndë në Durrës, automjeti përplas për vdekje 8-vjeçarin dhe plagos një tjetër

May 3, 2026
Njëri bënte roje dhe tjetri futej në banesa, kamerat zbulojnë 2 autorët e 9 grabitjeve në Tiranë

Njëri bënte roje dhe tjetri futej në banesa, kamerat zbulojnë 2 autorët e 9 grabitjeve në Tiranë

May 3, 2026
90 operacione, 571 të arrestuar dhe dhjetëra raste kriminale të goditura/ Kronikë Policia publikon shifrat e prillit

90 operacione, 571 të arrestuar dhe dhjetëra raste kriminale të goditura/ Kronikë Policia publikon shifrat e prillit

May 3, 2026
U padit për trafik droge në SHBA, jep dorëheqjen guvernatori i shtetit Sinaloa në Meksikë

U padit për trafik droge në SHBA, jep dorëheqjen guvernatori i shtetit Sinaloa në Meksikë

May 3, 2026
Tensionet në zgjedhjet e PD në Korçë, Salianji: Demokratët nuk janë dele, Berisha ka bërë pakt me Ramën që…

Tensionet në zgjedhjet e PD në Korçë, Salianji: Demokratët nuk janë dele, Berisha ka bërë pakt me Ramën që…

May 3, 2026
Sali Berisha ironizon Mereme Selën: Po të pranohej, gara do bëhej qesharake

Sali Berisha ironizon Mereme Selën: Po të pranohej, gara do bëhej qesharake

May 3, 2026
OPEC+ mblidhet për herë të parë pas largimit të Emirateve të Bashkuara, bie dakord për rritjen e prodhimit të naftës

OPEC+ mblidhet për herë të parë pas largimit të Emirateve të Bashkuara, bie dakord për rritjen e prodhimit të naftës

May 3, 2026
I dyshuar për skandalin e mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari

I dyshuar për skandalin e mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari

May 3, 2026
Pas Vlorës, edhe Lezha tarifa të reja për plazhet publike! Shezlonet nga 300 lekë deri në 2 mijë lekë

Pas Vlorës, edhe Lezha tarifa të reja për plazhet publike! Shezlonet nga 300 lekë deri në 2 mijë lekë

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In