• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Djegia e “Porsche-t” në Elbasan, dyshime mbi ish-bashkëjetuesen e biznesmenit

by A R
28/09/2020 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një konflikt me ish-bashkëjetuesen, duket se qëndron pas tentativës së djegies së makinës luksoze tip “Porsche”, në pronësi të biznesmenit Elis Bahushi. Ky i fundit rezulton i dënuar për “Prodhim dhe shitje të drogës” dhe në vitin 2018, i doli emri për verifikim në Turqi pasi dyshohej se ishte personi që transportonte heroinë, për llogari të grupit të Admir dhe Hekuran Hoxhës së Shijakut.

Por lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të natës së sotme në Elbasan, ku makina e tij luksoze është tentuar të digjet, policia kriminale e Elbasanit, dyshon shumë, se pas kësaj ngjarje qëndron hija e një konflikti disa vjeçar, që biznesmeni Elis Bahushi ka me ish-bashkëjetuesen e tij. Elis Bahushi, gjatë këtyre viteve rezulton të jetë proceduar disa herë për dhunë në familje, madje në vitin 2016 është dënuar me 4 muaj burgim për akuzën e “Dhunës në familje” pasi herë pas herë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Ky konflikt i zgjatur, dyshohet nga policia se është bërë shkak dhe i tentativës së djegies së makinës luksoze të biznesmenit Elis Bahushi. Një nga momentet, thonë burimet policore, kur Elis Bahushi ka dhunuar ish-bashkëjetuesen e tij ka ndodhur në 11 gusht 2015, në ambientet e lokalit “Frost Club” në pronësi të biznesmenit. Bashkëjetuesja ka shkuar për të marrë një sasi prej 27.000 lekësh të vjetra, sipas porosisë që Elis Bahushi, i kishte thënë një natë më parë.

Kur bashkëjetuesja, ka shkuar atje Elis Bahushi, jo vetëm nuk ja ka dhënë lekët e pramtuara një ditë më parë, por ka filluar ta godasë me duar e shkelma. Në këtë kohë ka reaguar dhe vajza duke bërtitur, sharë ofenduar Elis Bahushin dhe duke thyer e shkatërruar sende të ndryshme të lokalit, raporton ‘shqiptarja’. Elis Bahushi, për këtë ngjarje është dënuar me 4 muaj burg, ndërsa mësohet se prokuroria disa vite më parë e ka proceduar edhe herë të tjera për “dhunë në familje”, por kjo akuzë është pushuar për shkak të amnistisë. Që prej vitit 2001, Elis Bahushi, administron dhe drejton një biznes konfeksionesh në Elbasan, që quhet “Inter-Elis”. Ndërkohë në pronësi të tij rezulton të jetë dhe lokali “Frost-Club”.

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 29 Shtator 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In