• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Djegia e Parlamentit/ Klosi: Skenari dorë e Berishës, Meta s’ka mbështetje për të marrë frenat e opozitës

by Java News
24/09/2019 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi thotë se presidenti Meta do të shkarkohet nga posti dhe se pavarësisht dëshirës së tij, ai nuk mund të marrë në dorë frerët e opozitës pasi nuk ka mbështetjen e mjaftueshme. Sipas Klosit, Meta mund të jetë kryetar i një partie të vogël, por jo i opozitës në përgjithësi.

“Unë them bëhet, po nuk ka mbështetje. Ai do të ishte kryetar i një partie të vogël krahasuar me PD. Ai mund të bëhet kryetar, por kryetari i opozitës nuk duhet të ketë vetëm mend dhe eksperiencë, se Luli nuk ka as njërën, as tjetrën. Meta ka eksperiencë, ka edhe mend, por duhet të kesh edhe shpatulla të ngrohta.

Duhet të kesh mbështetje, duhet të kesh partinë e madhe që të të shkojë fjala. Se ja si u sajua puna. Në të gjitha këto ngjarjet e fundit presidenti është përpjekur shumë të jetë faktor, të kontribuojë në zgjidhjen e këtij ngërçi politik, por nuk ia ka dalë se nuk ka mundësi. Kështu që mund të jetë kryetar, por gjithë problemi është që a ka këllqe?”, është shprehur Klosi për gazetën SOT.

Ish kreu i Shërbimit Informativ shtetëror është pyetur edhe për deklaratën e Metës se anuloi zgjedhjet pasi kishte informacion se një grup paramilitarësh nga Kosova do të digjnin parlamentin. Lidhur me këtë deklaratë, Klosi thotë se pas këtij skenari qëndron i njëjti person, Sali Berisha.

“Për mua, Meta bëri gabim që e tha një gjë të tillë. Edhe mund të jetë i vërtetë si informacion, por nuk mund të provohet vërtetësia para se të ndodhin. Informacione të tilla ka plot se ka të çmendur plot. Aq më shumë që këtë radhë u vunë ca kosovarë sepse është më e vështirë ta konfirmosh sepse po të ishin shqiptarë do të ishte më e ndryshe, më e thjeshtë.

Unë them që Meta nuk duhet ta kishte përdorur si argument atë që tha. Sepse një informacion që do të digjej Parlamenti në 8 qershor nuk mund të shërbejë si argument për të anuluar zgjedhjet në 30 qershor.

Djegia e Parlamentit do t’i interesonte opozitës. Ajo disa herë tentoi ta bënte këtë, tentoi të futej në Parlament. Nuk e di a do ta digjte apo jo, por kanë tentuar të futen kur deputetët ishin brenda në sallë. Mbase tentonin të ziheshin me grushte me ta. Po kur nuk ishin deputetët çfarë do të bënin?

Do bënte atë që bëri opozita, po kjo opozitë, me Kryeministrinë në datat 13 dhe 14 shtator. Në 13 shtator u dogj. Në 12 shtator u vra Azem Hajdari, ndërsa në datën 13 u bë një demonstrim i madh te Kryeministria. Partia Demokratike dhe të gjithë militantët e saj që ishin aty arritën të futeshin në Kryeministri.

U futën deri në katin e parë dhe dogjën arkivën. Nuk është rasti i parë që përmendet djegia e institucioneve. Nga kjo pikëpamje ka ndodhur diçka e tillë dhe unë them që i njëjti person qëndron pas, Sali Berisha. Por pas kaq shumë vitesh ajo nuk përmendet më, ndodhi dhe vetëm kaq.

Thjesht kujtohet. Kështu që informacioni mund të ketë qenë i vërtetë dhe mund të ketë pasur njerëz që do ta tentonin këtë akt trimërie, por vetëm kaq. Unë nuk çuditem fare se ka në Shqipëri njerëz të papërgjegjshëm, radikalë, të papjekur që janë gati ta djegin vetëm se u thotë dikush”, është shprehur Klosi.

Ai sugjeron që për të zgjidhur krizën në vend palët duhet të ulen në tryezën e bisedimeve dhe duhet ta nisin nga reforma zgjedhore.

“Në fillim duhet ulur për reformën zgjedhore. Kjo është e domosdoshme. Sado zgjedhje të kërkojë presidenti, megjithëse edhe nuk po i kërkon më sepse nuk ka kush i bën dhe nuk ka infrastrukturë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka për detyrë t’i organizojë zgjedhjet me ndihmën ekonomike të qeverisë, jo me ndihmë politike.

Nuk ka hapësirë kohore për zgjedhje të parakohshme, sidomos në një situatë të tillë kur gjërat duhet të maten mirë që të mos përsëritet më kënga e zakonshme na i vodhën votat, na i blenë”, është shprehur Klosi.

g.kosovari

Next Post
“Toyota Yaris”/ Zbulohet shkresa e Donika Prelës për prokurorët

“Toyota Yaris”/ Zbulohet shkresa e Donika Prelës për prokurorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
Latif Dervishi

Lufta ime e yjeve!

July 10, 2026
VIDEO NGA DRONI / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë rreth orës 20:00?!

VIDEO NGA DRONI / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë rreth orës 20:00?!

July 10, 2026
Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In