• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Djegia e mandateve të opozitës, ja hapat dhe afatet ligjore që duhen ndjekur për t’u realizuar

by Java News
19/02/2019 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djegia apo dorëzimi i mandateve të paktën nga ana ligjore është një veprim krejtësisht i mundur. Të këtij mendimi janë edhe ekspertët e fushës juridike dhe asaj të zgjedhjeve, teksa komentojnë vendimin e opozitës për të djegur mandatet.

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, duke interpretuar vendimin e opozitës thekson se ligjërisht ai është plotësisht i mundur që të ndodhë. Por, Biba deklaron se “në terminologjinë juridike, koncepti ‘djegie mandatesh’ nuk ekziston, thjesht është heqje dorë nga mandati”. Por ai sqaron se kjo nuk mund të ndodhë me deklarata politike dhe as me shprehje kolektive të vullnetit për të lënë mandatet. Sipas tij, ky proces duhet të jetë individual nga çdo deputet i opozitës.

“Çdo deputet duhet të shkojë përpara Komisionit për Rregulloren e Mandateve dhe Imunitetin dhe të deklarohet publikisht heqja dorë nga mandati”, – shpjegoi më tej Denar Biba. Po ashtu, edhe ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume thekson se ligjërisht djegia e mandatit është e mundur. “Djegia e mandateve është veprim ekuivalent me atë të dorëheqjes nga një mandat i caktuar. Pra, është një veprim që nuk ka asnjë ngërç ligjor para se të realizohet”, – tha Kume.

Kodi

Kushtetuta në nenin 71, pika 2, germa “b” parashikon se “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit, ndërmjet të cilave edhe ‘kur deputeti heq dorë nga mandati’. Ndërkohë që neni 164 i Kodit Zgjedhor përcakton dhe hapat konkretë si bëhet zëvendësimi apo plotësimi i vakancës në një rast të tillë.

Më konkretisht ky nen përcakton se, “Në rastin e shkronjave ‘a’ dhe ‘b’ të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast Kuvendi jo më vonë se 30 ditë njofton KQZ-në për krijimin e vakancës”.

Mandati i ndërprerë i deputetit i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. Vendimi i njoftohet kandidatit dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës.

E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëve të së njëjtës parti politike. Në rast kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.

Procedura

Nga ky përcaktim që bën Kodi Zgjedhor KQZ do duhet që mandatet e dorëzuara nga deputetët e opozitës për secilën zonë duhet t’ua japë kandidatëve vijues në listat e PD dhe LSI. Në rast edhe kandidatët e tjerë nuk pranojnë ta marrin mandatin, atëherë KQZ duhet t’ua ofrojnë kandidatëve të tjerë pasues të PD dhe LSI.

Dhe nisur nga fakti që PD ka paraqitur një numër të madh kandidatësh në listat shumemërore për secilën zonë, por edhe nga fakti se për të kryer një procedurë të tillë vetëm për një raund zëvendësimesh kërkohen të paktën dy muaj, atëherë për të ezauruar të gjitha listat e kandidatëve të PD do duhen të paktën 5-6 muaj.

Kjo, pasi në Tiranë PD ka 11 deputetë, ndërkohë që ka paraqitur 50 kandidatë. Pra, në Tiranë KQZ-ja vetëm për të ezauruar emrat e gjendur në listën e PD-së do t’i duhen 4 raunde zëvendësimesh me nga 2 muaj secila. E njëjta situatë ndodh edhe në qarqe të tjera si Vlora, Shkodra, Durrësi, Fieri etj. Ndërkohë që ky proces krijon mundësinë që kandidatë të veçantë ta pranojnë mandatin.

Një rast i tillë mund të jetë ai i Lefter Maliqit në Berat, i cili ndodhen i treti në listën e PD-së, ndërkohë që aktualisht ka kaluar me PS. Gjithashtu, kjo mbart edhe rrezikun që pas ezaurimit të listës së PD dhe LSI, mandatet t’u kalojnë partive të tjera të vogla, të cilat mund të luajnë më pas defakto rolin e opozitës.

Kodi Zgjedhor

Neni 164

Ndërprerja e mandatit dhe zëvendësimi i vakancës

  1. Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës.
  2. Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse.
  3. KQZ-ja merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën e kandidatëve të regjistruar sipas nenit 67 të këtij Kodi. Vendimi i njoftohet kandidatit dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës, sipas procedurës së parashikuar në pikën 1 ose 2 të këtij neni. E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëve të së njëjtës parti politike.
  4. Në rast kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.

E.xhangoli/

Next Post
Liberalizimi i vizave, Engel kritika BE: Kosova duhet të fitojë diçka në këmbim të detyrave

Liberalizimi i vizave, Engel kritika BE: Kosova duhet të fitojë diçka në këmbim të detyrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Tronditet Laçi! Shpërthim me tritol në derën e një dyqani, vetëm dëme materiale

May 10, 2026
Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

May 10, 2026
Anija tregtare u sulmua pranë Dohas, Irani: Paralajmërim për vështirësi në Hormuz për vendet me sanksione

Anija tregtare u sulmua pranë Dohas, Irani: Paralajmërim për vështirësi në Hormuz për vendet me sanksione

May 10, 2026
Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë, Rama: Tregon besimin e partnerëve ndërkombëtarë

Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë, Rama: Tregon besimin e partnerëve ndërkombëtarë

May 10, 2026
VLEN mblidhet në kongres, Kurti krah Mickoskit! Mungon himni shqiptar

VLEN mblidhet në kongres, Kurti krah Mickoskit! Mungon himni shqiptar

May 10, 2026
Rama: “EU4Municipalities II”, ura e re mes BE-së dhe pushtetit vendor në Shqipëri

Rama: “EU4Municipalities II”, ura e re mes BE-së dhe pushtetit vendor në Shqipëri

May 10, 2026
Vizita e Altin Dumanit në SHBA/ Karamuço: Ja çështja kryesore që është diskutuar

Protesta e Berishës mes tensioneve, Karamuço zbulon detaje: Të rinj dhe shtetas italianë u paguan për molotovët

May 10, 2026
Rama në Podcast-in ‘Flasim’: Rruga drejt BE-së tashmë e arritshme!

Rama në Podcast-in ‘Flasim’: Rruga drejt BE-së tashmë e arritshme!

May 10, 2026
(As)kush nuk është mbi ligjin?!

“Pandëshkueshmëria”, Beqaj: Term i përdorur gabim në politikën shqiptare

May 10, 2026
Analiza: Irani nën presion, Trump humbet durimin, “në lojë” armëpushimi dhe sanksionet

Analiza: Irani nën presion, Trump humbet durimin, “në lojë” armëpushimi dhe sanksionet

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In