Ditën e djeshme opozita vendosi djegien e mandateve në shenjë proteste kundër kryeministrit Edi Rama. Krerët e opozitës pas këtij vendi u shprehën se Rama duhet të jap dorëheqjen dhe të krijohet një qeveri tranzitore që do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Ndërkohë, mësohet se ditën e sotme Partia Demokratike do të mbledhë në orën 18:00 Kryesinë dhe nesër në orën 17:00 Këshillin Kombëtar ku do të vlerësohet vendimi për djegien e mandateve si dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmarr PD, tashmë pa deputet në Kuvend.
E.Xhangoli/