• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Djegia e mandateve nga opozita, një ditë më pas!

by Alfred Peza
22/02/2019 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Shumëkush nga ata që ështe brenda “fushës magnetike” të propogandës së lidershipit kryesor të opozitës, me siguri ka menduar se Shqipëria të premten në mëngjes, do të gdhihej shumë më ndryshe nga sa më parë. Edhe nëse bota nuk do përmbysej, të paktën jeta do të fillontë që të rridhte ndryshe. Sepse njerëzit në mos më shumë, do të ishin të paktën po aq të irrituar sa ndonjë nga përfaqësuesit politikë të opozitës që dolën të enjten e dorëzimit të mandateve të deputetëve të saj, nëpër emisionet e debateve dhe të opinioneve televizive.

Por kur kanë dalë në rrugë, përveçse motit pak më të vërenjtur se ditët e fundit, kanë parë se të gjitha të tjerat pothuajse kanë rrjedhur njësoj. Njerëzit duke vrapuar për në punë, nxënësit, studentët, mësuesit e pedagogët për në shkollë e të tjerët nëpër kafe. Të tjerë akoma duke u rrotulluar edhe njëherë në anën tjetër të krevatit, e ndoshta duke menduar se përse edhe në Shqipëri nuk është bërë akoma java 4 ditëshe e punës, që pushimi i fundjavës të fillonte që të premten.

Përtej kësaj rutine të përjetëshme, edhe liderët politikë të të gjitha kahjeve, kanë vijuar ritualin e zakonshëm. Dikush për një takim në jug të vendit, dikush tjetër për të kapur avionin e parë herët në mëngjes për në Vjenë, dikush tjetër për të parë një ekspozitë pikturash sa për të gjetur një sebep për të dhënë mesazhin e tij, një tjetër për të vijuar të flasë me heshtjen e tij si gjithnjë në të tilla raste dhe një tjetër, për të mbledhur forume sa për të dalë në televizor.

Kështu diku dalëngadalë e diku papritur, ka ardhur dreka. Pasi ka mbaruar rituali i pandryshuar i këtyre 30 viteve të fundit nga liderët tanë politikë dhe nga mediat, ka nisur axhenda e pasites. Njerëzit kanë vijuar të rikthehen nga puna dhe nxënësit nga shkollat me nxitimin për takimet e fundjavës me shokët e shoqet të çliruar nga detyrimi për detyrat e shtëpisë deri të hënën në mëngjes. Ndërkohë që partitë politike kanë vijuar me serinë e dytë të rutinës ditor, që lidhet me aktivitetet e pasdites dhe të mbrëmjes.

Opozita sikur të mos kishte ndodhur asgjë 24 orë më parë, ka vijuar të mbledhë forume, të përjashtojë njerëz nga partia, të ngre shtabe politike, të programojë takime me strukturat e partisë dhe me qytetarët anembanë Shqipërisë, të bëjë axhenda e kalendare pune, të flasë e të takojë apo citojë e sqarojë ndërkombëtarët. E kur i sheh teksa mblidhen kësisoj e të thonë se zgjedhjet mund të jenë prapa derës, nis e të prishet pak filmi se mundohesh të pyesësh veten, që të kuptosh nëse:

A u dorëzuan apo jo mandatet e deputetëve të opozitës?

A ka dalë apo jo opozita jonë nga Parlamenti?

A do ti bojkotojë PD dhe LSI bashkë me aleatët e tjerë, zgjedhjet lokale të 30 qershorit?

A do të kemi apo nuk do të kemi Qeveri Tranzitore?

A do të kemi apo nuk do të kemi zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare?

A do të futet apo jo opozita jonë në garën zgjedhore me Edi Ramën, Kryeministër?

Dilema të shtohet më tepër, teksa i sheh të dalin e të flasin për mediat televizive live, para dhjetra kamerave e mikrofonëve, duke bërë të njëjtat deklarata si gjithëherë. Të lumtur se kështu ia dolën që të mbyllin edhe një tjetër javë plot lavdi, i sheh duke vrapuar më pas, nga zyrat luksoze të qendrës së Tiranës për në vilat e periferisë e të bregdetit apo drejt Rinasit sërisht, për fundjavat perendimore a egzotike. Duket për tu shplodhur e për të bërë bilancet e betejave të tyre te reja, në mos historike, të paktë legjendare dhe me rezultate epike.

Bashkë me të premten, është mbyllur kështu edhe një javë politike, e cila me siguri që do të ketë të shtunën dhe të dielën nga një cicërimë, ndonjë foto, video apo deklaratë politike për të bërë e shpërndarë. Për të ardhur në këtë mënyrë pa u kuptuar sërisht e hëna. Për të nisur një javë të re. Një cikël të ri. Me avaze të vjetra. Me një ndryshim të vogël veçse. Sepse tani kemi një opozitë që thotë se do ta drejtojë sistemin që nuk ia arriti ta “kapte” nga brenda, duke tentuar që ta sfidojë atë nga jashtë. Qoftë edhe dita e parë, me siguri që ka i shërbyer për ta kuptuar më mirë, sesa të lehtë do ta ketë!

Next Post
Arti i “Kukumjimit”

Arti i "Kukumjimit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau policin dhe plagosi një tjetër/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit: S’kam lidhje me drogën

Çobani i punësuar kallëzoi Violand Braçellarin, zbulohen detaje të reja nga operacioni policor ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

June 7, 2026
Mori pjesë në disa aksione për arrestimin e Violand Braçellarit, ish-kolegu i Enea Mekollit: Shkonim pa mjete mbrojtëse

Mori pjesë në disa aksione për arrestimin e Violand Braçellarit, ish-kolegu i Enea Mekollit: Shkonim pa mjete mbrojtëse

June 7, 2026
Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia e Kosovës

Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia e Kosovës

June 7, 2026
Maran komenton humbjen në miqësoren me Luksemburgun: Bëmë një hap pas

Maran komenton humbjen në miqësoren me Luksemburgun: Bëmë një hap pas

June 7, 2026
Edi Rama: Flamingot mes paqes së Bahamasit dhe sherrit të Tiranës!

Edi Rama: Flamingot mes paqes së Bahamasit dhe sherrit të Tiranës!

June 7, 2026
Vrau policin dhe plagosi një tjetër/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit: S’kam lidhje me drogën

Vrau policin dhe plagosi një tjetër/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit: S’kam lidhje me drogën

June 7, 2026
Luca mesazh protestuesve: Mos i mbyllni derën investimeve që ndryshojnë Shqipërinë

Luca mesazh protestuesve: Mos i mbyllni derën investimeve që ndryshojnë Shqipërinë

June 7, 2026
Kosova voton: Çfarë është realisht në lojë?

Kosova voton: Çfarë është realisht në lojë?

June 7, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Dy tërmete të forta godasin Greqinë, panik te banorët!

June 7, 2026
Vrau efektivin dhe plagosi kolegun e tij, Violand Braçellarit i komunikohet vendimi “arrest me burg” te spitali i Traumës

Vrau efektivin dhe plagosi kolegun e tij, Violand Braçellarit i komunikohet vendimi “arrest me burg” te spitali i Traumës

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In