Kryetarja e LSI e ka cilesuar deklaraten e Sali Berishes per djegien e mandateve nje loje te Edi Rames, duke formuluar keshtu nje akuze te rende ndaj ish kryeministrit demokrat.
E pyetur nga gazetari Ilir Babaramo nëse LSI është gati të djegë mandatet e deputetëve, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u përgjigj se kjo është lojë e Edi Ramës. Sipas saj, kryeministrit i intereson mungesa e dialogut politik pasi BE ka paralajmëruar çeljen e negociatave ne muajin qershor por sfida e qeverisë është Reforma në Drejtësi.
Monika Kryemadhi: Djegia e mandateve është lojë e Ramës, atij i intereson. Berisha kishte një mendim personal. Por unë e shoh, se nxitja, djegia e mandateve është lojë e Ramës. Një nga aresyet e hapjes së negociatave është dialogu poliik, djegia e mandateve bën të pamundur hapjen e dialogut politik.
Ne do t’ia japim shansin deri në qershor, për hapjen e negociatave, por ka një betejë shumë të madhe për reformën në drejtësi. Qëndrimi ynë si LSI ka qenë i qartë, negociatat duhet të hapen menjëherë.
Ilir Babaramo: Nëse nuk hapen?
Monika Kryemadhi: Na është premtuar nga SHBA dhe BE se hapja e negociatave do bëhet pas reformës në drejtësi./a.m.