Një ditë pas sulmeve në Shkodër dhe Tropojë policia ka nisur arrestimet e përfaqësuesve dhe militantëve të PD-së dhe opozitës së bashkuar.
Pas 5 të arrestuarve në Shkodër dhe 7 në Tropojë është shpallur në kërkim edhe ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia.
Militantët e PD i vunë flakën godinës mbrëmë duke përdorur benzinë. Bashkë me ta ishte edhe ish-deputeti Bardh Spahia.
Ata u konfrontuan me punonjësit e policisë dhe zjarrfikëset duke mos lejuar edhe ndërhyrjen e tyre.
g.kosovari