• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Djegia e autobusit në Krujë, dëshmia e shoferit

by Aalison Pearse Stevens
30/05/2016 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënder Jonuzaj ka qenë mjaft i tronditur nga ngjarja, ndërsa mësohet se ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen. “Autobusi ishte në gjendje shumë të mirë dhe deri në momentin që po më bënin shenjë qytetarët, nuk kisha konstatuar asnjë defekt në kroskot. Unë nuk e kam vënë re nxehjen e motorit që e shkaktoi këtë tragjedi”.

Kështu është shprehur dje Jonuzaj, i cili u “kryqëzua” nga pasagjerët që ndodheshin në mjetin që drejtohej prej tij, pasi pretendojnë se ka qenë ai fajtori kryesor për ngjarjen e rëndë, ku mbeti e vdekur një 65-vjeçare dhe u plagosën 12 të tjera.

“Gjithçka ka ndodhur papritur dhe shumë shpejt. Nuk kisha konstatuar asnjë defekt te mjeti, deri në momentin që po më bënin shenjë qytetarët, të cilët kishin konstatuar se autobusi ishte përfshirë nga flakët në pjesën e përparme të tij. Reagova shpejt dhe bëra të pamundurën për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve që ndodheshin brenda. Nuk di çfarë të them, deri në Krujë rruga na eci shumë mirë. Gjithçka ndodhi në pak sekonda, për arsye që për mua janë ende të paqarta”, mësohet të ketë deklaruar para hetuesve shoferi i autobusit me 30 besimtarët e nisur me iniciativën e Kishës Ortodokse në Vlorë, që u përfshi nga flakët në qendër të Krujës.

Arrestimi

Policia e Durrësit bëri të ditur se arrestoi drejtuesin e autobusit. Sipas Policisë, Skënder Jonuzaj akuzohet për veprën penale “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” (ka shkelur rregullat e sigurimit teknik). Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen nr. 1 të Krujës paraditen e së premtes, ku shoferi 56-vjeçar, duke drejtuar autobusin me targa AA 584 MP, nga Vlora për në Krujë me 30 pasagjerë, të cilët ishin besimtarë e klerikë ortodoksë, ka marrë flakë në ecje.

Për pasojë, ka gjetur vdekjen brenda në autobus 65-vjeçarja Violeta Gjika, banuese në Selenicë të Vlorës, e cila nuk arriti të dilte jashtë. Policia sqaron se “ndalimi i drejtuesit të autobusit me targa AA 584 MP, Skënder Jonuzaj, me banim në Vlorë, është bërë pas hetimeve paraprake mbi shkaqet e rënies së zjarrit në autobusin e nisur nga Vlora me 30 përfaqësues të Kishës Ortodokse për një udhëtim turistik në Krujë me destinacion final Ulqinin”.

Hetimet Nga hetimet paraprake, ekspertët flasin për një ngjarje aksidentale, e cila ndodhi si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e përparme të autobusit, që ka ardhur si pasojë e nxehjes së motorit të mjetit në rrugën malore të Krujës.

Burimet nga grupi hetimor, i ngritur për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë, shprehen se shkak për përhapjen e flakëve në ambientet e kabinës ishin tubat e ajrimit të kondicionerit që e kanë përcjellë, shkruan ‘Panorama’.

“Nga hetimet paraprake kemi arritur në konkluzionin se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale, si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e përparme të autobusit. Shkëndija elektrike dyshojmë të ketë ardhur si pasojë e nxehjes së motorit të automjetit gjatë malores së Krujës. Flakët në kabinë janë përhapur nga tubat e ajrimit të kondicionerit, të cilat janë të “veshura” me një material që është shumë i ndjeshëm nga flakët dhe i ka zmadhuar në përmasa gjigante ato. Pasagjerët mund të kishin arritur të dilnin nga autobusi pa u lënduar, por janë mbërthyer nga paniku”, pohuan për gazetën burime nga grupi i hetimit.

ma.me

Next Post

Elbasan, policia çaktivizon eksplozivin në lokal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Familja merr vendimin e vështirë, aktori Bruce Willis do të ndihmojë shkencën edhe pas vdekjes! Trurin do ta dhurojnë për kërkime

Familja merr vendimin e vështirë, aktori Bruce Willis do të ndihmojë shkencën edhe pas vdekjes! Trurin do ta dhurojnë për kërkime

October 30, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

“Nuk i lejoj…!”- Meloni i mbyll derën politikanit të ekstremit të djathtë: Do t’u kërkoj italianëve që të qeverisim pa shantazhe!

October 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO! Dhoma e Avokatisë vendos zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative

October 30, 2026
Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

“Jemi të shqetësuar”- Veliaj në paraburgim, zyrtari europian: Të garantohet proces i rregullt ligjor!

October 30, 2026
Ku do të kandidojë Vangjel Dule? Kreu i PBDNJ: Java që vjen do të jetë java e lajmeve…

“Duhet reflektim”- Dule: Ish-aleatët e Ramës kanë dalë në protestë! Moment kritik për Shqipërinë

October 30, 2026
“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

October 30, 2026
1,2 miliardë euro investim, Inter dhe Milan zbulojnë projektin e stadiumit të ri

1,2 miliardë euro investim, Inter dhe Milan zbulojnë projektin e stadiumit të ri

October 30, 2026
Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

October 30, 2026
E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

October 30, 2026
Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In