• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dje mblodhi demokratët në takim pa masa mbrojtëse, Bardh Spahia akuza qeverisë: Situata me Covid-19 ka dalë jashtë kontrollit

by Ardit Rada
04/07/2020 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- deputeti i PD, Bardh Spahia konstaton se tashmë në Shqipëri nuk ka ditë pa viktima nga COVID-19 teksa akuzon kryeministrin Rama dhe ministres Manastirliu si përgjegjës të situatës, pasi situata ka dalë jashtë kontrollit.

Spahia kërkoi nga Rama që të paktën njëherë të vetme në jetën e tij të mbajë përgjegjësi për situatën

Deklarata e ish deputetit të PD, vjen një ditë pasi ky i fundit zhvilloi një takim me demokratët në Fier, ku vihej re qartazi mosrepsketimi i masave anti-Covid, të cilat apelohen çdo ditë nga mjekët. Lexoje këtu.

Statusi nga Bardh Spahia:

EDI RAMA, KOHA PER T’IU PERGJIGJUR SHQIPTAREVE!!!!

Nga shifrat që publikohen cdo ditë është e dukshme, se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë është Covid-19, ai që “drejton” e jo autoritetet që e menaxhojnë atë.
Pasi izoloi rreptësisht shqiptarët (ajo kohë duhej mirëpërdorur), Edi Rama dështoi të merrte masa për menaxhimin e situatës nga pandemia!
Fakt është se sot spitalet janë vatrat kryesore të infeksionit dhe përgjegjësit e rritjes së numrave, si në personelin shëndetësor ashtu edhe tek qytetarët!
Testimet me pikatore në kohën e izolimit dhe ato të papërfillshme në raport me situatën këtë periudhë, dëshmojnë se nuk ka një strategji konkrete për t’u përballur me këtë situatë!
Mes ministres që quan “punë” publikimin e fotove e videove të propagandës, e zërave që dalin përditë, që recitojnë nevojën për higjienë e distancim social, kjo qeveri që moralizon qytetarët, qartazi e ka lëshuar situatën dhe është dorëzuar para saj

Në kohën kur duhej të merrte masa, që në periudhën e izolimit, Edi Rama e kishte mendjen të prodhonte gënjeshtra, se vendi kishte numër të ulët të prekurish, kur thjesht kryente shumë pak testime, pavarësisht thirrjeve të OBSH e opozitës “Testoni, testoni, testoni”!!!
E kishte mendjen të vidhte buxhetin e shtetit, përmes tenderave sekretë me cmime të fryra (për të cilat SPAK ende nuk po ndihet), e të bënte lypësin me partnerët ndërkombëtarë!
Tani ka pacipësinë të fajësojë qytetarët për daljen e situatës jashtë kontrollit, kur në fakt i vetmi përgjegjës është vetëm Edi Rama!!!
Asnjëherë nuk ua vuri veshin propozimeve tona, bazuar në një ekspertizë profesionale të angazhuar enkas nga PD edhe pse nuk është detyra e opozitës të jetë këshilltari i qeverisë! E kemi bërë në mënyrë të përsëritur me bindjen se ky virus i panjohur kërkonte një ekspertizë sa më të gjerë e impenjim maksimal nga të gjithë. Por teksa injoroi cdo këshillë e situata i ka dalë jashtë kontrollit, është koha që Edi Rama të mos fshihet por t’u thotë shqiptarëve:

– A ka një plan? A ka një strategji për të vënë nën kontroll këtë situatë?
– Cilat janë masat që po ndërmerr, në kuadër të cilës strategji?
– Cfarë po bën për sigurinë shëndetësore të shqiptarëve?
Eshtë anormale që njeriu që ndillte panik e kërcënonte me gjoba e burg, tani fshihet kur nuk ka ditë pa viktima për shkak të Covid-19? Cili kryeministrër i përgjegjëshëm injoron një situatë të tillë, por shfaqet sikur ka prioritet cështje gjeopolitike?
Vetëm fajtorët e papërgjegjshëm e të pamjekuar mendërisht fshihen pas zonjave, që nxjerrin për të lexuar shifra në rritje, viktima e të prekur, apo foto të laboranteve të ISHP-së. Po, ato po e bëjnë më së miri punën e tyre! Po ti zonja ministre, po ti z.kryeministër, ju, cfarë dreqin po bëni? Thuajani shqiptarëve, me taksat e të cilëve paguheni, e paguani që nga deliret gjeopolitike, deri tek makutëria e shfrenuar, edhe kur ka situatë pandemie!

Cfarë po bëni, për të menaxhuar këtë situatë përvec videove të turpshme të propagandës, ku ministrja shfaqet si xhandar nëpër biznese, me kërcënim për mbyllje të tyre, kur spitalet i ka vatra infeksioni e të ifektuar ka pothuaj në cdo institucion publik, përfshi kryeministrinë? Sa i pacipë duhet të jesh të luash një teatër kaq mjeran?
Bëhu burrë Edi Rama e njëherë të vetme në jetën tënde! Mbaj përgjegjësi! Ke të bësh me jetë njerëzish që po humbasin ditë pas dite, dhe e ardhmja mund të jetë shumë më e zymtë nëse nuk merr masa, sa më parë!!!

/e.rr

Next Post
Një nga vendet më të prekura nga COVID-19, Irani merr vendimin drastik për maskat

Një nga vendet më të prekura nga COVID-19, Irani merr vendimin drastik për maskat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

March 20, 2026
Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In