• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dje lindi “partia” berishiste dhe anti-amerikane, nuk u rrëzua Basha

by Java News
12/12/2021 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj 

Po. Kjo është vërtetë, e djeshmja që një ditë historike 31 vjet me pas, themelimit të forcës së parë pro-amerikane dhe euro-atlantike-Partisë Demokratike! Dje lindi “partia” berishiste-“partia” anti-amerikane dhe anti-euro-atlantike!

Ndodhi ajo që pata parashikuar, erdhi data 12, njerëzit iken! Basha nuk u rrëzua. PD nuk u pushtua. As Ramën nuk e rrëzuan për fat të keq.

Tashmë Shqipëria ka jo vetëm një lider politik të shpallur NON-grata nga SHBA; jo vetëm një famlilje politike NON-grata, por edhe një organizate politike anti-amerikane që siç ka thënë përfaqësuesi i Departamentit të Dhtetit do të jetë së shpejti non-grata.

Fakti, që 24 orë pas paralajmërimeve të forta të përfaqësuesit të Departamentit të Shtetit, Sali Berisha e bëri këtë, e tregon qartë qëllimin e tij: strukturimin e një force politike anti-amerikane.

Dhe në fakt i ka bërë një shërbim të madh Partisë Demokratike pro-amerikane të 11 dhjetorit 90′, organizata berishiste anti-amerikane e 11 dhjetorit 2021. Ngaqë e di që nuk kishte më vend në PD-në e idealeve të dhjetorit, në partinë studentëve, ai i ndërrroi simbolet dhe vulën, dhe shpejt shumë shpejt, është një formalitet ligjor edhe emrin do ta këtë tjetër.

Kjo i jep fund një hipokrizie në jetën politike 30-vjeçare në këtë vend: po në Shqipëri tashmë ka lider, familje dhe organizate politike anti-amerikan. Ç’ka është legjitime për të gjitha ata që ndajnë këto ndjenja, qëllime dhe interesa anti- amerikane. Përfaqësimi politik anti-amerikan nga sot është jo vetëm tendencë, vullnet por edhe një organizate politike.

Në këtë kontekst thashë mbrëmë që sado të mundohesh nuk jua ndryshon rrjedhën kur duan të bëhen të tillë, nuk janë si fëmijët që mësojnë.

Kjo e plotëson hartën e liderve dhe formacioneve poliitike anti- amerikane në Ballkan dhe ky është një realitet me të cilin, bashkë me aleatet tanë amerikane duhet të merremi, ne si Parti Demokratike dhe ne si shoqëri gjithashtu.

Ç’është e vërteta ky është produkt i përpjekjeve dhe motivimit personal të Sali Berishës, që pas 31 vjetësh doli hapur në misionin i tij me kaq ngulm, sigurisht i nxitur nga frika dhe i mbështetur fort nga trekëndëshi i Bermudës.

Jam sigurisht mirëkuptues dhe aspak i lënduar nga disa qindra demokrate që duke bashkë me Sali Berishës, arsyet e tyre reale të pakënaqësisë ndaj Lulzim Bashës dhe PD, i janë bashkuar dje themelimit te asaj organizate. Ata janë demokrate, pro- perëndimore dhe pro- amerikane dhe janë aleatet e mi, aleatët e PD n ë një mision te madh: Mbrëmë  e kisha dhe sot e kam atë shqetësim, për mua edhe 100 demokratë janë shume dhe duhet ndjekur çdo rrugë për t’i ripatur dhe s’ka rëndësi kush ndihet me i forte ku padyshim janë forcat pro-perendimore.

Nuk mundem të mos shfaq shqetësim e mërzi, dilema kur duhet te votoj për të marrë vendime për koleget e mi. Por kur nuk ke shteg tjetër aty do kalosh. Nuk do të rresht asnjë çast për të theksuar nevojën jetike për dialog, ndaj duhet angazhim intensiv nga lidershipi dhe nga Lulzim Basha të cilin e kam mbështetur edhe në mënyrë kritike por pa ekuivok në këtë beteje mes Lindjes dhe Perëndimit. Demokratet duan rrëzimin e Edi Ramës dhe janë kundër çdo organizate anti- amerikane te Sali Berishës dhe katandisjen e saj atje ku e meriton vendin ne histori, sepse çdo anti- amerikan, aq me tepër anti-amerikanizmi i strukturuar i Sali Berishës janë thjesht dhe pastër ANTI- SHQIPTARIZEM!

Me datë 18 në Kuvendin e saj Kombëtar, Partia Demokratike rikonfirmon edhe një herë vullnetin e saj properendimor të vetin dhe të shumicës së shqiptarëve.

Next Post

Nuk rregullohet çatia ditën që bie shi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In