• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Djalli kishte pushtuar familjen”, ngjarja horror në Itali: Babë e bijë torturuan e vranë nënën dhe 2 vëllezërit

by A R
19/02/2024 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia fqinje u trondit pak ditë më parë nga një ngjarje horror, në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo vërtetohet edhe nga fjalët e prokurorit Ambrogio Cartosio, i cili në një konferencë për shtyp tha: “Në kaq vite karrierë, nuk kam parë kurrë diçka më të tmerrshme”.

Bëhet fjalë për një ngjarje të zbuluar mbrëmjen e 11 Shkurtit në Altavilla të Palermos. Një grua dhe dy djemtë e saj u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre. Trupi i Antonella Salamone, 41-vjeçe, u gjet i djegur. Dy djemtë, 16-vjeçari Kevin dhe 5-vjeçari Emanuel, u gjetën të mbytur me zinxhir.

Por horrori nuk ndalet këtu. Të tre u torturuan për gati 1 muaj, derisa u vranë. Autorë të ngjarjes? Bashkëshorti e babai i viktimave, Giovanni Barreca, së bashku me vajzën 17-vjeçare dhe një çift tjetër, Massimo Carandente e Sabrina Fina. Të gjithë janë vënë në pranga.

Arsyeja? Po kryenin një rit ekzorcizmi, të bindur se shtëpia, gruaja dhe dy fëmijët ishin pushtuar nga djajtë.

Viktimat u dhunuan në mënyrë makabre e u dogjën, torutura të cilat u kryen për t’i nxjerrë djallin nga trupi. Këtë e vërteton edhe autopsia mbi trupin e tyre, por edhe dëshmia që u ka dhënë hetuesve vajza 17-vjeçare, e cila sipas asaj që thonë prokurorët e Palermos, ka marrë pjesë në këto tortura.

Giovanni Barreca dhe Antonella Salamone
Giovanni Barreca dhe Antonella Salamone

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, adoleshentja ka treguar se gjatë ekzorcizmit kishin përdorur hekur të nxehtë e tharëse flokësh për t’i djegur trupin e po ashtu edhe një tigan me të cilin i godisnin që t’i nxirrnin djajtë. Të gjitha këto vërtetohen edhe nga autopsia në trupin e Kevin dhe Emanuel. 17-vjeçarja u gjet në gjendje shoku dhe e çorientuar, ndërsa flinte në dhomën e gjumit ku ndodheshin trupat e pajetë të vëllezërve të saj.

Deri më tani, hetuesit besojnë se dy djemtë, pasi u torturuan u mbytën me zinxhir. Sa i përket nënës së tyre, momentalisht nuk dihet shkaku i vdekjes. Ajo u gjet e djegur në bahçen e shtëpisë. Nga trupi i 41-vjeçares kishin mbetur vetëm eshtrat. Autoritetet nuk kanë mundur ende të sqarojnë kohën kur kanë vdekur. Ata dyshohet se janë vrarë të paktën 36 orë përpara se të njoftoheshin karabinierët, rreth orës 03:00 të së dielës së 11 Shkurtit. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që ata të jenë vrarë të enjten e 8 Shkurtit.

Giovanni Barreca
Giovanni Barreca

Sipas dëshmisë së 17-vjeçares, e bindur plotësisht për nevojën e kryerjes së ritit kundër forcave të këqija dhe aspak e penduar për faktin se ka torturuar dhe ka vrarë nënën dhe dy vëllezërit, e para që vranë ishte Antonella Salamone. Ajo dhe djali 5-vjeç konsideroheshin si origjina e çdo të keqe. Gruaja u përpoq që të rezistonte dhe madje iu lut vazhdimisht të bijës që të telefononte karabinierët gjatë ritit. Një lutje që ra në vesh të shurdhët. Një moment që eliminuan nënën, radhën e pati 5-vjeçari. Sipas adoleshentes, në torturimin dhe vrasjen e tij mori pjesë edhe vëllai tjetër, Kevin, derisa i erdhi edhe atij radha për të pësuar të njëjtin fund. 17-vjeçarja dëshmoi po ashtu se iu ishte hedhur shumë herë në bark, në mënyrë që t’i nxirrte djajtë, duke pranuar se ka marrë pjesë gjatë gjithë kohës në masakër.

Gjatë konferencës për shtyp, Prokuroria e Termini Imerese në Palermo tha se riti në fjalë kishte zgjatur të paktën një muaj dhe në të kishte marrë pjesë e gjithë familja Barreca, e bindur se ishte e pushtuar nga forcat djallëzore. Prokurori Ambrogio Cartosio, teksa u ndal tek 17-vjeçarja tha se ajo “ka një inteligjencë dhe ndjeshmëri jashtë të zakonshmes” dhe se ka bashkëpunuar në hetime, për të rindërtuar të gjithë ngjarjen.

Giovanni Barreca dhe Antonella Salamone
Giovanni Barreca dhe Antonella Salamone

Po sipas autoriteteve, babai e bashkëshorti i viktimave, Giovanni Barreca, ‘gjithnjë e kishte jetuar besimin me një lloj fanatizmi’ dhe këtë ia kishte injektuar edhe familjes së tij. Por në janar kishte pasur një ‘devijim’. Nga ai moment ai kishte kontaktuar çiftin nga Palermo, Massimo Carandente dhe Sabrina Fina që t’i ndihmonin në ritet e ‘pastrimit’. Marrëdhënia mes tyre ishte bërë tejet e ngushtë, aq sa çifti kishte shkuar të jetonte në shtëpinë e Barreca-ve në Altavilla.

/a.r

Next Post
Ndalohet në Rinas gazetari turk, kërkon azil politik në Shqipëri: Nëse më dëboni, më rrezikohet jeta!

EMRAT/ Vrasje dhe trafik qeniesh njerëzore, esktradohen në Shqipëri 5 të dënuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për helmim në kopshtin e Korçës, analizat e ushqimeve dhe ujit nuk zbulojnë ndotje bakteriale! Prindërit kërkojnë sqarime

Dyshimet për helmim në kopshtin e Korçës, analizat e ushqimeve dhe ujit nuk zbulojnë ndotje bakteriale! Prindërit kërkojnë sqarime

October 5, 2026
“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

October 5, 2026
Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

October 5, 2026
Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

October 5, 2026
Shifrat dramatike në SHBA, mbi 8 mijë përdhunime në universitete gjatë vitit 2024

Shifrat dramatike në SHBA, mbi 8 mijë përdhunime në universitete gjatë vitit 2024

October 5, 2026
Rrëfehet William, tregon dhuratën më të shëmtuar që i ka bërë Kate

Edhe në Pallatin Mbretëror ka punë shtëpie: Ja si ndahen detyrat mes Kate dhe William

October 5, 2026
Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

October 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi për nesër, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

October 5, 2026
“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

“Ekzekutivi në konflikt interesi”- Tabaku: Qeveria po i pret krahët SPAK-ut me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

October 5, 2026
Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com