• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Djali polic iu vra në ’97-ën, nëna: E kam peng që një shkolle t’i vihej emri i tij. Nuk e vesha dhëndër, por me uniformë polici

by Java News
29/03/2023 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

26 vite kanë kaluar nga ajo ditë, por Nazmie Toskaj e ka akoma të freskët dhimbjen e lajmit të kobshëm për vrasjen e djalit, Aranitit.

23-vjeçari që nuk kishte më shumë se 1 muaj e gjysmë pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, u vra me bombë në një natë fillim gushti. Nënës së tij nuk i janë tharë lotët e humbjes së djalit që sot është dëshmor i Atdheut.

“Nëna e Aranit Toskajt: Një natë e zezë në 1 gusht 1997 një familje kërkoi ndihmë se një bandë kishte shkuar t’i rrëmbente vajzën për transplant organesh. Në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të policisë e kapën, por ata hodhën një bombë dhe bomba i mori jetën djalit tim, bashkë me kriminelin tjetër.” – tha Nazmie Toskaj per Report TV.

Araniti ishte i ri, akoma i pamartuar. Nënë Nazmie nuk mundi ta vishte dhëndër, e veshi me uniformën e policit që i mori jetën shumë shpejtë.

“Nëna e Aranit Toskajt: Si do të përjetohet kur ikën djali? 23 vjeç nuk i kishte bërë akoma, që thoja s’ka nuse për ty moj nënë. Unë e bëra dhëndër me rrobën e Policisë së Shtetit. Djali im humbi, na nderuan, na respektuan, reparti vinte për çdo herë.” – u shpreh Toskaj për Report Tv.

Nazmie Toskaj ka vetëm një peng, kërkoi që emri i djalit të skalitej në një shkollë, por kurrë nuk ia doli.

“Nëna e Aranit Toskajt: Kërkova shumë që emri i djalit tim t’i vihet një shkolle, kërkova shumë dhe e kam brengë në shpirt dhe në zemër që dha jetën për policinë dhe emrin nuk ia vunë një shkolle.” – tha Toskaj.

Nazmie Toskaj, si nëna e një dëshmori polici merr një pension modest nga shteti.

“Marrë një pension, 7 mijë lekë të reja si nëna e një dëshmori të policisë.” – shprehet nëna e Aranit Toskajt:

Ajo ishte e pranishme këtë të mërkurë në promovimin e librit “Të Rënët”, kushtuar 422 të rënëve në krye të detyrës ose për detyrën në Policinë e Shtetit. Në 2 vëllime autorët Hilë Lushaku dhe Bajram Ibraj kanë dokumentuar të gjitha humbjet e jetëve të policëve nga 1990-a deri më sot./m.j

Next Post
Berisha refuzon ftesën e Alibeajt: Ai dhe Basha janë pengje, nuk negociohet me ta

Basha që nuk u bë lider dhe Berisha që s'iku kurrë, e shkrinë PD-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Entuziazmi zgjat vetëm 24 orë! Media austriake fshin artikullin për Ballukun: S’ka video intime!

Entuziazmi zgjat vetëm 24 orë! Media austriake fshin artikullin për Ballukun: S’ka video intime!

February 25, 2026
Video nga Kamza që u denoncua në media, Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve!

Video nga Kamza që u denoncua në media, Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve!

February 25, 2026
Kontroll i befasishëm në burgun e Domokosit, zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër

Kontroll i befasishëm në burgun e Domokosit, zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër

February 25, 2026
Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

February 25, 2026
Turqia, mes konfliktit SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan?

Turqia, mes konfliktit SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan?

February 25, 2026
Kontrolle të imtësishme në qelinë e burgut të Alket Rizait, çfarë gjeti policia

Kontrolle të imtësishme në qelinë e burgut të Alket Rizait, çfarë gjeti policia

February 25, 2026
U kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë! Pezullohet efektivi i policisë, Aurel Kaziu

U kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë! Pezullohet efektivi i policisë, Aurel Kaziu

February 25, 2026
Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

February 25, 2026
Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

February 25, 2026
Balla takim me Marco Tarquinio: Negociatat teknike me BE synohen të mbyllen brenda 21 muajve

Balla takim me Marco Tarquinio: Negociatat teknike me BE synohen të mbyllen brenda 21 muajve

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In