• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Djali ndahet nga bashkëshortja, e ëma i kërkon 4000 eurot që i la ish-nuses si amanet

by A R
31/10/2021 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ka sjellë sot përballë nënën dhe djalin, përkatësisht zonjën Shpresa e Dritanin. Ky i fundit është divorcuar prej pak kohësh, por gjatë kohës që jetonte së bashku me ish-gruan, zonja Shpresa i kishte besuar asaj një amanet, një shumë parash prej 4000 eurosh që i kishte ruajtur për ceremoninë e saj të varrimit.

Nga fjalët e zonja Shpresës, ish-nusja në fillim i thoshte se do t’ia kthente paratë, më pas që do ta bënte këtë kur të pjesëtohej pasuria dhe t’ia kërkonte të birit, ndaj kërkesa e zonjës i shtrohet të birit.

 

Shpresa: Unë e di që ju jeni lodhur qëkur keni qenë në Greqi në fillim, ju më morët mua në Greqi dhe unë e di shumë mirë se sa jeni lodhur ju…

Dritan: A e kupton që unë jam me njëqind mijë halle, kam dalë që në mars nga shtëpia, paguaj qira, paguaj për vëllezërit që i kam në hall, e kam pasur vëllain në burg, paguaj avokat, paguaj noter, bëj letra këtej, bëj letra andej, ku do i gjej lekët unë? Po dashnoret, a duhet ndonjë lekë?

Shpresa: Po, unë i di këto se…

Eni Çobani: Kush?

Dritan: Dashnoret. Qëkur jam ndarë me gruan, kam fjetur me dashnoret se çarë do bëja.

Shpresa: Unë i di shumë mirë këto.

Eni Çobani: Është zgjidhja juaj ajo, por s’ka lidhje këtu me lekët e nënës.

Dritan: Po pra, por mos të më kërkojë lekë mua, pse m’i kërkon lekët mua? Shko kërkoja asaj, atje, gjeje ku të jetë atje.

Shpresa: Më fal, kur unë shkova të kërkoj lekët tek ajo, madje s’kam shkuar t’i kërkoj lekët fare, kam shkuar t’i kërkoj faturat e pensionit që m’i kishte falsifikuar, pensionet e mia.

Nga shpjegimi i zonjës Eni, Shpresa nuk ka nënshkruar një prokurë apo dokument të shkruar që provon se ka patur një dhënie parash me ish-nusen. E vetmja gjë që ajo ka, janë disa mesazhe mes tyre.

Shpresa: Unë nuk thashë asgjë për ato lekët, vetëm i kërkova faturat. Ajo, kur unë i kërkoj faturat, më nxjerr, më dëbon nga ndërtesa duke më sharë, duke më fyer dhe në fund më futi edhe një të pështyrë atje në rrugë ku ndodhej djali i vogël dhe u zu djali i vogël.

Seanca e ndërmjetësimit vazhdoi kështu deri në fund të saj. Nënë e bir nuk arritën në një dakordësi mes njëri-tjetrit. Për shkak të mungesës së një prokure apo prove tjetër që tregon qartë me shkrim se zonja Shpresa ka dorëzuar 4000 euro tek ish-nusja, nuk është e mundur të bëhet diçka konkrete nga ana ligjore. Sipas zonjës Eni, ajo do të dorëzojë mesazhet që posedon, të shkëmbyera mes zonjës Shpresa dhe ish-nuses, por çështja nuk mori një zgjidhje përfundimtare.

/a.r

Next Post
Ndërron jetë Xhelal Basha, babai i kreut të Partisë Demokratike

Ndërron jetë Xhelal Basha, babai i kreut të Partisë Demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlorë/ Kamioni del nga rruga dhe përfundon në zonën e plazhit, shoferi në gjendje të rëndë

Vlorë/ Kamioni del nga rruga dhe përfundon në zonën e plazhit, shoferi në gjendje të rëndë

February 2, 2026
“Territorialja”, Balla-opozitës: Reflektoni, përndryshe vijohet me formulën e PS-së

“Territorialja”, Balla-opozitës: Reflektoni, përndryshe vijohet me formulën e PS-së

February 2, 2026
E pickoi gjarpri në gjumë, humb jetën në moshën 26-vjeçare këngëtarja

E pickoi gjarpri në gjumë, humb jetën në moshën 26-vjeçare këngëtarja

February 2, 2026
Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

February 2, 2026
Pikëkalimi në Rafah rihapet në mënyrë të kufizuar pas dy vjetësh lufte

Pikëkalimi në Rafah rihapet në mënyrë të kufizuar pas dy vjetësh lufte

February 2, 2026
FOTO/ Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

FOTO/ Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

February 2, 2026
A do të ketë arrestime? Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për dokumentet e publikuara nga dosja “Epstein”

A do të ketë arrestime? Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për dokumentet e publikuara nga dosja “Epstein”

February 2, 2026
Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

February 2, 2026
Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

February 2, 2026
Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In