• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Djali më telefonoi natën e 8 korrikut”, babai i Renis Dobrës në polici: Kishte konflikt për një sasi droge…

by B K
15/07/2025 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin ‘Në Shënjestër’ të gazetares Klodiana Lala, u publikua dhe dëshmia që ka dhënë në polici babai i Renis Dobrës, i cili u rrëmbye e më pas u ekzekutua në makinën e tij, që u hodh nga autorët e kësaj ngjarje makabre në liqenin e Shkopetit.

Të shumta janë hipotezat rreth asaj që mund të ketë ndodhur me të riun, apo arsyen që çuan autorët drejt një makabriteti të tillë.

Hipoteza që lidhen edhe me vetë aktivitetin e 23 vjeçarit i cili thuhet se gjatë qëndrimit 1 vjeçar në Gjermani kishte vuajtur një dënim 6 mujor, për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë që disa muaj në parë ishte parë të konfliktohej në Tiranë, me disa persona.

Por ndërsa u ripyet në lidhje me dijeninë që kishte mbi aktivitetin e të birit, babai i tij Rufati tregoi për grupin e hetues se Renisi kishte pasur një konflikt të ashpër me disa persona, lidhur mbi shitjen e një sasie lënde narkotike të llojit kokainë.

Ngjarje e cila kishte ndodhur kohë më parë në Gjermani. Aty ku siç thamë kishte vuajtur edhe një dënim 6 mujor për trafik të lëndëve narkotike. Qëndrim në Gjermani, nga ku kishte afro një vit që ishte kthyer.

Babai i tij që tregoi se i biri i ishte rrëfyer se disa persona e kishin akuzuar se drogën e kishte shitur për llogarinë e tij, pa dijeninë e tyre.

Ndërkohë që po Renisi i kishte treguar babait të tij, se kjo gjë nuk kishte ndodhur kështu, Dhe se për shkak të frikës nga policia, drogën e kishte hedhur.

“Atë ditë djali im Renisi doli nga banesa në orën 14.10.  Së fundmi ai lëvizte me një automjet tip ‘Benz’ ngjyrë ulli.

Rreth orës 21.00, Renisi më telefonoi dhe më pyeti të shkonte te halla, apo të kthehej në shtëpi. Unë i thashë djalit të kthehej në shtëpi. Ky ka qenë kontakti im i fundit me të”, ka dëshmuar babai i Renis Dobrës në polici.

Grupi hetues beson se ky konflikt mund të ketë qenë edhe një nga arsyet përse Renis Dobra u rrëmbye dhe u torturua në atë formë.

Ndoshta si një mënyrë për ta bërë të flasë se ku përfundoi sasia e drogës e humbur prej tij në Gjermani ku poseduesit e kësaj sasie droge duke mos i besuar kanë kërkuar te ai informacionin se ku përfundoi kjo drogë.

Duke ditur golat që trafikantët e kokainës, u bëjnë njëri-tjetrin dhe paratë që humben në të tilla raste, që nuk janë të pakta.

E shkuara në Gjermani dhe fakti që ka pasur probleme me ligjin është një nga pistat ku grupi hetues është ndalur në rrëmbimin e vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra. E shkuar, e cila po shihet si një element kyç që mund të ndihmojë në zbardhjen e motivit të krimit.

Ku pista kryesore e hetimit lidhet me dyshimet për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale, konkretisht në trafikun e lëndëve narkotike.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për të verifikuar nëse viktima ka pasur konflikte të hapura me persona të lidhur me këtë aktivitet, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj.

Next Post

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In