• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Djali iu vra në atentatin ndaj prokurorit Ndoja, babai i Andi Malokut letër Ramës, SHBA dhe BE: Po tentohet zhdukja e provave

by Ardit Rada
16/06/2020 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i Andi Malokut, i cili mbeti i vrarë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Genci Maloku i ka dërguar një letër ministrit Sandër Lleshaj, drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe ambasadorit Luigi Soreca.

Në letrën që Genci Maloku i ka dërguar institucioneve vë në dukje problematikën e hetimit me çështjen e vrasjes se djalit të tij dhe plagosjen e prokurorit Arjan Ndoja dhe Landi Muharreimit. Sipas babait të Andi Malokut, Policia e Durrësit nuk ka marrë të gjitha masat për parandalimin e ikjes së autorëve të krimit.

“Me anë të kësaj letre ju kërkojmë që të ndërhyni në gjendjen e paligjshme që po vazhdon në hetimin e çështjes penale në lidhje me atentatin kundër prokurorit Arian Ndoja, ku mbeti i plagosur ai vetë dhe shtetasi Aleksandër Laho dhe gjeti vdekjen djali im Andi Maloku,

Që nga momenti i ndodhjes së ngjarjes janë vënë re një sërë paligjshmërish dhe mungesë angazhimi total i forcave të ndryshme të agjencive ligjzbatuese në lidhje me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur.

1-Nuk janë ngritur postblloqe që në momentet e para dhe nuk është treguar kujdes në lidhje me këtë fakt, në kushtet e flagrancës.

Ka qenë pakujdesia e autorëve të kësaj ngjarje që ka lënë aq shumë prova dhe kjo ngjarje të shkojë drejt zbardhjes, pasi nga forcat policore ka qenë një neglizhencë e madhe, sidomos nga drejtoria vendore e Policisë Durrës.

2-Edhe deri më sot nuk ka asnjë informacion apo variant operativ në lidhje me autorët e ngjarjes dhe bashkëpunëtorët e saj, që të jetë nxjerrë nga kjo drejtori me qëllim që të ndihmohet hetimi”, thuhet ndër të tjera në letrën e Genci Malokut.

Sa i takon arrestimit të Arjol Halilajt dhe ngritjes së akuzës për përkrahje të autorëve të krimit, babai i të ndjerit thotë se kjo është qesharake.  Ndërsa ngre si shqetësim faktin që ende nuk i është marrë ADN-ja, Orgest  Bilbilit, për të cilin policia ka ngritur dyshime, se së bashku me Lart Haxhiun, ishin qitësit kryesorë në atentat.

“Nuk mund te mbahet peng hetimi me argumentin se s’ka lente laboratorike për nxjerrjen e analizës se ADN-së”, shprehet Genci Maloku.

Maloku i kërkon kryeministrit që të marrë masat për të ndërprerë sipas tij këtë gjendje të paligjshme.

/e.rr

Next Post
“Mendon se Covidi është Sudja me thasë me para”/ Rama: Bashës do t’i mbetet vetëm turpi e…

Tabaku humbi gjyqin ndaj Veliajt/ reagon Basha: Babëzia, arroganca dhe shpifja, trinom i "Ramavirusit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tatimi mbi të ardhurat: Ja lista me 262 profesionet që do jenë objekt tatimi 13-23% nga 1 Janari 2024

Tregu i sigurimeve-Ekspertët: Të drejtpeshohen parandalimi me komepsimin e dëmeve

January 18, 2026
Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

January 18, 2026
Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

January 18, 2026
BE dhe Mercosur firmosin marrëveshjen historike: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Mercosur firmosin marrëveshjen historike: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

January 18, 2026
“Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro”, ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës

“Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro”, ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës

January 18, 2026

Bordi i Paqes, Rama: Nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së, Shqipëria s’do paguajë 1 mld euro

January 18, 2026
“Kasapi i Groznit” në gjendje kritike, djali trashëgimtar mes jetës dhe vdekjes

“Kasapi i Groznit” në gjendje kritike, djali trashëgimtar mes jetës dhe vdekjes

January 18, 2026
Analiza e “La Repubblica”: Bordi i Paqes, “OKB”-ja private e Donald Trump

Analiza e “La Repubblica”: Bordi i Paqes, “OKB”-ja private e Donald Trump

January 18, 2026
Shiste ilaçe të skaduara dhe kontrabandë në farmaci, arrestohet 42-vjeçari

Shiste ilaçe të skaduara dhe kontrabandë në farmaci, arrestohet 42-vjeçari

January 18, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu kundër SHBA-ve: Bordi për Paqen në Gaza është armiqësor ndaj Izraelit

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In