Familja e Umberto Bossi-t është para gjyqit në Itali për shkak të shkeljeve të shumta ligjore që kanë bërë me deklarimin e pasurisë si edhe përvetësim të fondeve elektorale.
Sipas mediave italiane, “Lega Nord”, partia e Umberto Bossit ka mungesa të theksuara në justifikimin e të ardhurave dhe shpenzimeve. Nga viti 2008 deri në 2011, bilanci i kësaj partia është mbajtur “në mënyrë jokonforme me ligjin mbi financimet e partive”. Umberto Bossi, i biri Renzo dhe kontabilisti i tyre akuzohen për përvetësimin e fondeve të përcaktuara për shpenzime elektorale. Në lëvizjet e llogarive të tyre ka detaje shumëtë dyshimta dhe që nuk i përgjigjen kërkesës së institutit të deklarimit të pasurisë.
Familja Bossi, atë e bir, kanë përvetësuar më shumë se gjysëm milioni euro para publike për t’i shpenzuar për motive personale. Një prej shpenzimeve të bëra nga Renzo Bossi me paratë publike është edhe blerja e diplomës në Shqipëri, në universitetin e mbyllur tashmë “Kristal”.