• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Djali i Trump: Putin s’do ta pushtonte dot Ukrainën nëse babai im do ishte president! I kishte bërë analizë psikologjike…!

by Java News
15/03/2022 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Donald Trump dhe aleatët e tij republikanë është përfolur se do të ishte e pamundur që të realizohej sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës,nëse ata nuk do të ishin larguar nga zyrat e tyre.

“Mos bëni gabim, megjithëse, atëherë Rusia nuk do të kishte guxuar të aneksonte një centimetër territor nëse do të isha në Shtëpinë e Bardhë,” këto ishin fjalët që i tha Trump turmës gjatë një fjalimi  në Karolinën e Jugut gjatë fundjavës.

“Në fakt, ata kurrë nuk e bënë këtë  kur isha unë në Shtëpinë e Bardhë”, shtoi ai.

Në kohën ku po përflitet pamundësia e sulmit ndaj Ukrainës nëse Trump do të ishte rizgjedhur sërish president, edhe Eric Trump, djali i ish-presidentit Donald Trump u shpreh për ‘FOX News’ se Putin ka qenë pjesë e KGB-së dhe kështu ai mundet të ‘lexojë’ mendjen e njerëzve e në këtë mënyrë ka kuptuar që Trump ishte një njeri i fortë. Sipas tij Putin i ka bërë një analizë psikologjike babit të tij e për këtë arsye nuk ka mundur të pushtoj Ukrainën.

Analiza që Eric ka bërë rreth kësaj çështje ka qenë pre e kritikave dhe talljeve duke e cilësuar atë si qesharake edhe pse kohë më parë dhe në mënyrë të ngjashme pas një samiti në Slloveni në qershor 2001, ish-presidenti Bush tha për Putin: “E pashë atë njeri në sy. E pashë atë shumë të drejtpërdrejtë dhe të besueshëm. Ne patëm një dialog shumë të mirë. Unë arrita të kuptoja shpirtin e tij, një njeri thellësisht i përkushtuar ndaj vendit të tij dhe interesave më të mira të vendit të tij”. Kjo deklaratë e Bush, sikurse dhe ajo që Eric, është cilësuar në rrjet si qesharake.

Ndërkohë, John Bolton, i cili ka shërbyer  si këshilltar i Donald Trump për sigurinë kombëtare, tha kohët e fundit në një podcast se Putini mund të ketë pritur për të pushtuar Ukrainën sepse mendonte se Trump do të tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga NATO nëse ai rizgjidhej, gjë që bie në kundërshtim me idenë e Eric mbi analizë psikologjike.

Plus, po të merren parasysh edhe ato që fliten për Rusinë dhe Trump, domethënë se Rusia punoi në mënyrë aktive për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2016 për të ndihmuar Trumpin, gjë që e bën të ditur në raport edhe këshilltari special Robert Mueller, deklarata e tyre bëhen edhe më të pakuptimta.

“Së pari, një ent rus kreu një fushatë në mediat sociale që favorizonte kandidatin presidencial Donald J. Trump dhe nënçmonte kandidaten presidenciale Hillary Clinton. Së dyti, një shërbim inteligjent rus kreu operacione të ndërhyrjes kompjuterike kundër subjekteve, punonjësve dhe vullnetarëve që punonin në fushatën e Clinton dhe më pas publikoi dokumente të vjedhura. Hetimi gjithashtu identifikoi lidhje të shumta midis qeverisë ruse dhe fushatës Trump”, thuhej në raport.

E në bazë të këtyre fakteve e bëhet qesharake teza e përsëritur shpesh nga  Trump se “askush” nuk ishte më i ashpër se ai për Rusinë. Dhe kjo e bën po aq qesharake këmbënguljen e Eric Trump se Putini e dinte se babai i tij ishte “një person shumë i fortë.”/m.j

Next Post
“Negociatat vazhdojnë”/ Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë, zyrtarët: Po bëjmë një ‘pushim teknik’

Ukrainë-Rusi/ Mbyllet një tjetër raund pa marrëveshje: Proces shumë i vështirë por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In