• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Djali i Mehmetit tregon pse nuk u dënua Ismail Kadaré

by Aalison Pearse Stevens
14/02/2016 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkim Shehu e njihte më shumë se shumë të tjerë “Pallatin e Ëndrrave”. Shumë njerëz që e rrethonin, hynin e dilnin në të…

Gjatë eksperiencave të ndryshme jetësore, do të mësonte ta lexonte ndryshe “Pallatin e Ëndrrave” të Kadaresë. Në konferencën “leximi dhe interpretimi”, mbajtur dje në Bibliotekën Kombëtare, shkrimtari dhe përkthyesi Bashkim Shehu do të sillte për të pranishmit një përsiatje rreth “Pallatit të Ëndrrave”.

Shehu ofroi së pari një historik të këtij “romani­përbindësh”, siç e quan ai, si doli për së pari, si u hesht në fillim rreth tij e si shpërthyen anatemat pas goditjes së kryeministrit të asaj kohe, Mehmet Shehut, me djalin e të cilit (pra, me atë vetë, Bashkim Shehun), ai kishte lidhje miqësie.

Shehu e pranon se arsyet pse Kadare nuk u dënua lidhen, nga njëra anë, me njohjen e tij ndërkombëtare dhe “refuzimin” nga ana e udhëheqjes komuniste për t’i dhënë Perëndimit një Solzhenicin të ri, dhe, nga ana tjetër, sepse Enver Hoxha e kishte “zgjedhur” për të lartësuar emrin e tij përmes një vepre madhore. Vetë ai e kishte talentin, raporton Panorama.

Ai zbulon alegoritë që fsheh Pallati i Ëndrrave, aludimin për Shqipërinë komuniste dhe më ngushtësisht me ndërtesën e Komitetit Qendror të PPSH­së. Në fund të fjalës së tij Shehu do të shprehej se kishte qenë një ndër njerëzit e parë që kishte lexuar veprën, qysh në dorëshkrim, në vitin 1980, më pas në vitin 1989, teksa ishte në internim, sapo kishte dalë nga burgu e do të futej sërish aty. E më pas në kushte lirie.

Pra, tri lexime në rrethana të ndryshme dhe pas eksperiencave të ndryshme jetësore. “Do të ishte interesante të mësonim se si të rinjtë e sotëm, që nuk i kanë jetuar ato rrethana (në komunizëm) arrijnë të shohin dimensionin universal të veprës në rrethanat e tanishme”, tha Shehu, duke ua propozuar këtë lloj leximi pedagogëve për studentët e tyre.

Next Post

Vuçiç për protestën e 17 shkurtit: Nuk u gëzohem problemeve në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protesta nxjerr edhe “kandidatin” për Kryeministër, i riu: Kjo është dëshira ime më e madhe

VIDEO/ Protesta nxjerr edhe “kandidatin” për Kryeministër, i riu: Kjo është dëshira ime më e madhe

November 7, 2026
Portugalia/ Jorge Jesus thyen heshtjen për Ronaldon: Ndoshta e përshpejtova largimin, por nuk ndihem fajtor

Portugalia/ Jorge Jesus thyen heshtjen për Ronaldon: Ndoshta e përshpejtova largimin, por nuk ndihem fajtor

November 7, 2026
Lufta hibride/ Rritet alarmi për sulmet kibernetike në Europë, “Europol” thërret në samit forcat e policisë të vendeve të prekura!

Lufta hibride/ Rritet alarmi për sulmet kibernetike në Europë, “Europol” thërret në samit forcat e policisë të vendeve të prekura!

November 7, 2026
Protestuesit me maska arratisen dhe braktisin “fushën e betejës” pas aksionit policor, te Kryeministria kthehen vetëm paqësorët!

Protestuesit me maska arratisen dhe braktisin “fushën e betejës” pas aksionit policor, te Kryeministria kthehen vetëm paqësorët!

November 7, 2026
“Urgjencë kombëtare”- Alarmi në Kosovë për vrasjen e grave, marshim i madh në Prishtinë! lexohen letrat e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve

“Urgjencë kombëtare”- Alarmi në Kosovë për vrasjen e grave, marshim i madh në Prishtinë! lexohen letrat e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve

November 7, 2026
Cigarja që për pak sa nuk shkaktoi tragjedinë! Pas zjarrit brenda pallatit në Lezhë, Policia shoqëron autorin e dyshuar, la ndezur…

Cigarja që për pak sa nuk shkaktoi tragjedinë! Pas zjarrit brenda pallatit në Lezhë, Policia shoqëron autorin e dyshuar, la ndezur…

November 7, 2026
Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

November 7, 2026
SHBA ultimatum partnerëve: Ndërprisni tregtinë me Nikaraguan, Rubio: Diktaturë e egër -

Rubio forcon kontrollin mbi Departamentin e Shtetit: Sjellja joetike do të çojë në shkarkim

November 7, 2026
Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para

Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para

November 7, 2026
Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!

Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In