• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Djali i kryeplakut të Manzës rrëfen krimin, ja pse e vramë babain

by A R
27/05/2016 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I dyshuari Arban Djaloshi ka pranuar sot para prokurorit të çështjes se është autori i vrasjes së babait të tij, Mirosh Djaloshi, ngjarje e ndodhur në 18 mars 2016 në zonën e Manzës, në Durrës.

Autori i dyshuar ka deklaruar se e ka kryer vrasjen, duke e goditur me sende të forta, për shkak se viktima ishte i alkolizuar dhe keqtrajtonte nënën e autorit (bashkëshorten e viktimës).

Dy ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë së Durrësit u ndaluan tre anëtarët e familjes Djaloshi, konkretisht bashkëshortja dhe dy djemtë e viktimës. Prokuroria e Durrësit krijoi dyshime se autori i vrasjes së Miroshit gjendej mes familjarëve. Kjo pistë u forcua nga fakti se, gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se viktima nuk kishte probleme me persona jashtë familjes. Ndërsa, brenda familjes anëtarët kishin konflikte të vazhdueshme për shkak se Mirosh Djaloshi shkonte shpesh në shtëpi në gjendje të dehur.

Dinamika e ngjarjes, e zbardhur tashmë nga Prokuroria e Durrësit, është e tillë:

Më datë 18.03.2016, ora 07.00  në fshatin Shkallë, në rrugën që të çon për në hyrje të oborrit të banesës së tij, është gjetur i vrare shtetasi Mirosh Djaloshi. Viktima është gjetur i shtrirë në tokë, pranë portës kryesore të oborrit të baneses së tij, rreth orës 05.45 nga djali i tij Arban Djaloshi. Nga kqyrja e kufomës rezulton se viktima ka dy dëmtime në pjesën e kafkës së kokës dhe se koha e vdekjes së tij ka qenë rreth 10 orë nga koha e kryerjes së kqyrjes së kufomës.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për këtë ngjarje janë kryer veprimet e para hetimore, si kqyrja e vendit të ngjarjes, pyetja e dëshmitarëve okularë, pyetja e të dëmtuarve, kqyrje dhe marrja e provave materiale etj, nga ku ka rezultuar se:

Nga deklarimet e familjarve të viktimes ka rezultuar se viktima Mirosh Djaloshi ka qenë përdorues i pijeve alkolike. Më datë 17.03.2016, ai ka konsumuar alkol në banesën e tij dhe në lokale të fshatit. Është kthyer përsëri në banesën e tij dhe rreth ores 19.00 ka dalë nga banesa, duke u thënë pjesëtarëve të familjes që po dilte. Viktima nuk u ka treguar se ku do të shkonte dhe telefonin e kishte lënë në banesën e tij.

Rreth orës 05.30, bashkeshorja e tij, B. Djaloshi, pasi nuk e ka parë në banese ka zgjuar djalin e saj, Arbanin, duke i thënë që babai nuk kishte ardhur në shtëpi dhe të dilte për të parë se ku ishte. Pasi Arbani është çuar, ka dalë për të kërkuar dhe e ka parë të shtrirë në afërsi të portës babain e tij të gjakosur në kokë. Menjëherë ka shkuar në banesën e xhaxhait të tij, ku i ka treguar për babain.

Po kështu, nga deklarimet e familjarve ka rezultuar se viktima nuk ka patur asnjë konflikt me asnjë shtetas, por ka qenë kosumator i pijeve alkoolike.

Nga të dhënat e marra në rruge operative, dyshohet se viktima ka patur konflikte me pjesëtarët e familjes së tij dhe konkretisht me bashkëshorten e me djalin e madh, Arban Djaloshi, për shkak të pijes alkolike që ai konsumonte./a.m.

Next Post

Ditë zie për Jennifer Aniston... humb jetën personi i saj më i shtrenjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In